Vota e Shqipërisë në OKB ka sjellë reagime të shumta në rrjetet sociale dhe jo vetëm. Në lidhje me këtë opozita është shprehur njëzëri kunbdër vendimit të qeverisë, edhe pse ministri Ditmir Bushati dha versionin e tij në lidhje me vendimin.
Për deputetin e LSI-së Përparim Spahiun vendimi i marrë është në kundërshtim me atë që ne e quajmë aleatin më të dashur të shqiptarëve. Më tej ai thotë se këtyre që marrin vendime fillimisht duhet që tiu bëhet një test antidoping.
Reagimi i Spahiut:
Po si ka mundësi që nuk dëgjohet e nuk meret parasysh çfarë kërkon aleati më i madh e më i dashur i shqiptarëve…
Përfundimisht këtyre duhet t’ju bëhet testi antidoping përpara çdo vendimarrje pasi, nuk janë vetëm trafikantë por dhe përdorues të drogēs…
(E.K/FAXWEB)