Ish-kryeministri Sali Berisha nga Çadra e Lirisë deklaroi sot se i qëndon tezës për qeveri teknike por sipas tij nëse Rama është i lidhur kaq shumë me atë karrige (të kryeministrtit) le të rrijë deri më 18 qershor, të firmosë largimin, e pastaj të krijojmë qeverinë teknike për zgjedhje të lira e të ndershme.
“Ftoj qytetarët të angazhohen në çdo dialog. Nëse ai është i lidhur kaq shumë me atë karrige le të rrijë deri më 18 qershor, të firmosë largimin, e pastaj të krijojmë qeverinë teknike për zgjedhje të lira e të ndershme. Por do ju themi pse kërkojmë qeverinë teknike? Mendoni për një moment paratë e drogës, drogës.”, u shpreh Berisha.
Më tej ai i theksoi Ramës se nëse e merr shpirtin përfaqësor të kësaj çadre si dobësi, do të shohë një mjerim që as në ëndërra se e ka parë po të nxehet revolucioni.
“Çadra sot është pushteti moral shpirtëror i të gjithë shqiptarëve. Kjo është e vertëta ik, largohu, hap rrugën zgjidhjes. Paqja është forcë e të gjitha forcave mos e merr shpirtin përfaqësor të kësaj çadre si dobësi, do të shohësh një mjerim që as në ëndërra se e ke parë po të nxehet revolucioni, shko tani jep dorëheqjen dhe bëjmë zgjidhjen e duhur, ke kaluar çdo moral, çdo normë.”, tha Berisha. (J.V/Shuplaka)