14:27 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

PROPOZIMI i Besjan Peshës për bashkinë e Vlorës: Benjamini nga Tetova të shpallet qytetar nderi, plazhit t’i vihet emri i tij

16:08 | 17/07/2017
në Aktualitet, Te Fundit, Te Gjitha
0
PROPOZIMI i Besjan Peshës për bashkinë e Vlorës: Benjamini nga Tetova të shpallet qytetar nderi, plazhit t’i vihet emri i tij

Besjan Pesha, aktivisti i shoqërisë civile dhe i Nisma Thurje, ka një propozim lidhur me ngjarjen tragjike të pak ditëve më parë në Vlorë, ku humbën jetën dy vajza dhe një djalë.

Pesha propozon që Bashkia Vlorë të shpallë të ndjerin Benjamin Ferati si qytetar nderi, për shkak se ai në tentativë për të shpëtuar dy vajzat nga Vlora, u mbyt edhe vetë në ujërat e trazuara në plazhin e Zvërnecit.

“Benjaminin, djaloshin tetovar që dha jetën në përpjekje për të shpëtuar dy vajza nga mbytja, bashkia Vlorë duhet ta shpallë qytetar nderi. Plazhit t’i vihet emri i tij. Kështu sakrifica nuk do shkojë e harruar. Hajde, boll ngritëm halet!”, shprehet Pesha.

Pas ngjarjes tragjike të gjithë ua vunë përgjegjësinë mungesës së sigurisë në plazhe, kjo sepse në plazhin e Zvërnecit kur ndodhi tragjedia, nuk kishte roje bregdetare.

Kujtojmë se mbi 40 të rinj që përpara 2 vitesh u trajnuan në vendet e rajonit dhe në Shqipëri me ekspertë të edukimit fizik në universitetin e Sporteve por të cilët përfunduan të papunë. Bëhet fjalë për projektin e “Baywatch-ve”-rojeve në bregdete të certifikuar për sigurinë në plazhe, projekte që ka shkuar në miliona lekë por që sot nuk u erdh në ndihmë asnjërit prej të rinjve. (D.D/Shuplaka)

I ndjeri Benjamin Ferati nga Tetova
Etiketa: Besjan Pesha
Pas

Flet shoferi i autobusit që u përplas me Ahmetajn: Mediat po gënjejnë, makina e ish-ministrit me shpejtësi të lartë

Para

Zjarr në Torovicë, digjet një banesë, rrezikohen dy të tjera

Para
Flakët përpijnë Malin Hebe në Shkodër, rrezikohen 40 shtëpi

Zjarr në Torovicë, digjet një banesë, rrezikohen dy të tjera

Discussion about this post

 



Të Fundit

KQZ shpërndan mandatet e para për zgjedhjet parlamentare në disa qarqe

Klevis Balliu: Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini, SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë e cila është bashkëpunëtore

Devoll/ 87-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët në banesë

Operacioni “Fast Reaction” në Tiranë: Një i arrestuar, katër në kërkim për konfliktin me armë

Papa i bën thirrje Iranit dhe Izraelit të refuzojnë ‘ngacmimin dhe hakmarrjen’

Pas armëpushimit me Izraelin, Irani rikthen aksesin në internet

Vdes një i dënuar në burgun e Lezhës, kishte probleme të rënda shëndetësore

Akuzohen për lidhje me Mossad-in, Irani nis hetimet ndaj 23 të dyshuarve

Masakër në Dnipro! Bilanci i viktimave rritet në 18, qyteti vijon të bombardohet nga Rusia

SPAK shpall pretencën për dosjen “Sterilizimi”,sa vite burg kërkohet për të pandehurit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.