Ylli Dylgjeri surprizues, si gjithnjë në idetë e tij por kësaj radhe krejt metaforik. ”Të ”vritet korrieri”, shkruan ish-këshilltari i Fatos Nanos. Dhe gjithçka ka të bëjë me opinioni e Komisionit të Venecias.
”Venecia më fund foli. Venecia tha: Ok! Vettingu të kalojë! Të kaloj shpejt e pa dredha! Po tani? Si të bëjmë? Ta pranojmë? Të vrasim veten me dorën tonë, thoni Ju? Jo! Ç’të bëjme atëhere? Ka më zgjidhje? Po edhe ka…”, e nis propozimin e tij Dylgjeri.
Dhe cili mund të ishte propozimi që do shpëtonte të korruptuarit? ”Vrasja” e korrierit.
”Një zgjidhje na e ka dhënë historia e Ali Pashait të Tepelenës. Kur i erdhi propozimi nga Porta e Lartë për Pasha të Janinës, edhe Aliu këtë hall kishte. Do vinte emri i Tij apo Jo? Se kishte edhe trima e cuba të tjerë Janina. Priti e priti, dhe në fund Aliu vendosi: Të vrasim korrierin që do të sjellë Fermanin – u tha komiteve gjaknxehte!
Ashtu u bë. U vra korrieri…U gjet një korrier tjeter, e u fallcifikua Fermani nga e para. Porta e Lartë kish propozuar për Pasha të parë Ali Tepelenen! E dëgjuat Ju bejlere? Pranoheni- ky emer erdhi nga Sulltani per Pasha. Po Ne? Ja e vrame korrierin? Si ta zgjidhim me pas Ligjin? Edhe kjo ka zgjidhje….
Ke rruga e Kavajës. Atje punon grupi. Ta bëjnë dokumentin si ta duash. Anglisht, Gjermanisht, Greqisht, Turqisht, etj etj…edhe pa gabime në përkthim! Punojnë djemtë e nënave! Biles kur Ju çon shumë punë, për respekt të bëjnë fallco edhe një dekorate “Hero i Popullit”, nga ato që jep Jari për dëshmorët e Ballin…etj.
Ok atëhere. Nëpër vende.”, përfundon Dylgjeri.