Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ekonomisë po shqyrtohet dekreti i presidentit Ilir Meta për propozimin e kreut të ri të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në seancë merr pjesë edhe kandidatja e propozuar nga Meta, Vitore Tusha, anëtare e Gjykatës Kushtetuese. Gjatë fjalës së saj Tusha pohoi se e ndjen përgjegjësi që presidenti e propozoi në kreun e KLSH.
“Bashkëpunimi me Prokurorinë dhe institucionet e tjera të drejtësisë. KLSH do të përmirësojë metodat auditëse. Komunikimi me Kuvendin i një rëndësie të veçantë”, është shprehur ajo.
Kujtojmë se pak kohë parë Presidenca në një njoftim shkruan se “vlerëson se Znj.Vitore Tusha, aktualisht anëtare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese të cilës i ka mbaruar mandati në këtë funksion që prej datës 10 mars 2017, gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë istitucionale”.