PD ka reaguar për dështimin e mbledhjes së Këshillit Politik ditën e sotme pasi pati tensione nga amendimet e PS-së për Kodin Zgjedhor, që në thelb kërkonin heqjen e koalicioneve parazgjedhore, duke kandiduar partitë në një subjekt të përbashkët.
Sekretari e Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi fajësoi kryeministrin Rama duke thënë se doli zbuluar para cdo shqiptari me provën se “tjetër thotë dhe tjetër bën”. Sipas Bardhit, qëllimi i tij i vetëm është lista e mbyllur 100%. Në reagimin e tij publik, bën të qartë qëndrimin e PD dhe opozitës së bashkuar për listë të hapur 100% dhe eksperi8zën e OSBE-ODIHR-it.
Reagimi i plotë: Edhe kësaj here u provua se Edi Rama “tjetër thotë dhe tjetër bën”. Sot doli zbuluar para çdo shqiptari! Nuk ka merakun së votës së qytetarëve, se nuk e ka patur që prej 22 viteve në politikë. Propozimi zyrtar i PS është: Listë e mbyllur 100 %, por ndryshim i rregullave për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve. PD dhe Opozita e Bashkuar e ka paralajmëruar këtë që nga dita e parë!
Qëndrimi i PD dhe Opozitës së Bashkuar është i qartë: Listë e hapur 100 % dhe kërkesë zyrtare për OSBE-ODIHR nëse mund të ndryshohen rregullat për formulën e koalicioneve dhe shpërndarjen e mandateve 6 muaj përpara zgjedhjeve. Edi Rama nuk mund të fshihet më pas propagandës! Hilet nuk e ndihmojnë, por e demaskojnë edhe kësaj here si një mashtues në panikun e humbjes.