12:26 | 25/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Propozimi i Vlahutin dhe Auer, Mediu: Një përfaqësuesi ndërkombëtar nuk i takon të ndërhyjë në zgjedhjet tona

21:39 | 13/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Rama ka vënë në punë makinën propogandistike për rrezikun RUS ndaj pushtetit të tij”

MEDIU BEN ANALIZEN VJETORE - Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka bere analizen vjetore te ministrise se Mjedist, per vitin 2011.

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla, zbardh takimin me diplomatin e BE-së që i kërkoi opozitës të hynin në zgjedhje.

 “ Që në fillim takimi nisi në mënyrë jo të drejtë, unë që në fillim i thashë zotit Auer që është e mira që të mos arrijmë në përfundime. Ai u shpreh se ndoshta ishte më mirë që Partia Demokratike të mos hynte në zgjedhje, në këtë mënyrë ne do të merrnim më shumë mandate. Që aty e kam kundërshtuar. Nuk mendoj se i takon një përfaqësuesi ndërkombëtar që të ndërhyjë në zgjedhjet e vendit tonë.”, shprehet Mediu.

Ndërkohë Mediu shton se përfaqësuesit e BE-së e konsideruan vendimin për të mos marrë pjesë në zgjedhje si një vendim vetëm të PD-së.

“Nuk ishte normale që një përfaqësues i BE të bënte sugjerime të tilla dhe më e pakta ishte përpjekje për diversion brenda opozitës. Zyrtari i BE-së harroi që qëndrimi në raport për zgjedhjet, nuk është vetëm qëndrimi i PD, por është i gjithë koalicionit opozitar dhe tendenca për të krijuar një ndarje, ishte diversion, ishte një gjykim i cekët i një zyrtari të BE-së”, shtoi më tej ai.

Kryerepublikani mendon se vëmendja që i është kushtuar Reformës në Drejtësi, ka zbehur rëndësinë e një tjetër reforme, asaj të sistemit zgjedhor.

“Për më shumë se një vit, SHBA dhe BE ka një mungesë vëmendje në Shqipëri. Nuk kanë qenë të vëmendshme sidomos për çështjen e zgjedhjeve në Shqipëri. Ndoshta vëmendja shumë e madhe e reformës në drejtësi, ndoshta bëri që të zhvlerësohej një reformë shumë e rëndëishsme si ajo e zgjedhjeve”, thotë ai. 

Pak ditë më parë, kryetari i PBDNJ-së deklaroi se diplomatë të huaj i kërkuan që të hynte në zgjedhje, pasi në mungesë të PD-së mund të sigurojë më shumë deputetë. Sipas Dules një diplomat i rëndësishëm, edhe në prani të 4-5 aleatëve të tjerë të Partisë Demokratike, u ka bërë atyre një ofertë të pistë, ose më saktë kriminale për parametrat e demokracisë.

Më vonë doli se këta diplomatë ishin, ambasadorja e Bashkimit Euopian në Shqipëri, Romana Vlahutin. Ajo së bashku me Eduard Auer, shef i Divizionit për Ballkanin Perëndimor më datën 6 Prill, nga ora 17:30-18:30, ka organizuar një takim me aleatët kryesorë të Lulzim Bashës, Vangjel Dule, Dashamir Shehi dhe Fatmir Mediu. (D.D/Shuplaka)

MEDIU BEN ANALIZEN VJETORE – Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka bere analizen vjetore te ministrise se Mjedist, per vitin 2011.
Etiketa: Fatmir Mediu
Pas

Idrizi: Si u ndava me Dashamir Tahirin dhe ja ku do kandidoj në zgjedhjet e ardhshme

Para

Shpëtim Idrizi: Të gjitha partitë të garojnë të vetme dhe kriza zgjidhet në moment

Para
PDIU opozitë? Shpëtim Idrizi: Nuk mund ta pranoj këtë ide, ishte diçka e shëmtuar

Shpëtim Idrizi: Të gjitha partitë të garojnë të vetme dhe kriza zgjidhet në moment

Discussion about this post

 



Të Fundit

Lezhë/ Vijon operacioni “Koordinata”, arrestime dhe fidanë kanabisi të asgjësuar në Malin e Rrencit

Dyndje turistësh në Theth! Bizneset kërkojnë vëmendje: Probleme me energjinë elektrike dhe ndërtimet pa leje

E rëndë në Tiranë! Po punonte për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujë, por i ra në kokë, humb jetën 52-vjeçari

Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Gramshit, policia nis hetimet për çështjen. Bllokohen kartelat e 6 pacientëve të shtruar në spital

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon seanca edhe në përpjekjen e 21-të

Sulmi rus që la pas 12 të vdekur në Ukrainë, Zelensky: Heshtja e Amerikës dhe ndërkombëtarëve po e inkurajojnë Putinin

Mes tensioneve politike, mbahen sot zgjedhjet presidenciale në Venezuelë

Operacioni “Enigma” ku u vu në pranga Xhevdet Plaku dhe 6 të tjerë! Nën masa të larta sigurie, të arrestuarit mbërrijnë në gjykatën e Durrësit

Çështja e migracionit, Këshilli i Europës: Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut të mos vihet nën presion politik!

Shkodër/Kapet 31-vjeçari i shpallur në kërkim për disa vepra penale, dyshohet se është përfshirë në një konflikt për parkim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.