Ish-kryeministri Sali Berisha në dalje të Kuvendit u shpreh dhe në lidhje me incidentin me gardën e sigurisë në Kuvend. Ai u shpreh se garda ka ndërhyrë në mënyrë të paprecedentë me urdhër të Edi Ramës dhe jo me urdhër të Gramoz Ruçit.
Po ashtu Berisha bëri një propozim radikal sicc është djegia e mandateve nga ana e deputetëve të opozitës.
‘’Dua të sqaroj çdo shqiptar se sot në parlament Edi Rama organizoi një pritë cubash ndaj meje. Kërkova fjalën për procedurë, por kryetsari i Parlametnti më kërkoi që të flsija pas parafolësit dhe kështu u veprua. U nisa drejt platformës për të thënë 3 minuta fjalë të mitat për procedurë, po rama urhdëroi mercenarët, shefin e rojeve të Gardës dhe bëri një pritë, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në historinë e parklamnmetit.
Pasi kryetari jep fjalën, një cub, një fundërrinë pas një moralitet njerëzor, pas asnjë parim urdhërion rojet të dalin ëprpara të më ndalojnë të folurit. Fjalën time e ndaloi Rama jo Ruçi. Në këtë parlament të dhunuar në këtë shkallë ekstreme, nuk ka bashkëjetesë, dhe me këtë që bëri sot Rama dhe zgejdhje e Prokurorit të Përgjithshëm i detyron qytetarët të rrezojnë këtë qeevri. Mijëra qytetasrë kanë ardhur nga gjithë Shqipëria të mbrojnë vendin e tyre, Kushtetutën e tyre. në Parlament duhet të ketë vetëm një gjuhë, djegien solemne të mandateve. S’ka ndodhur kurrë që deputetit t’i ndalohet fjala në Kuvend”, u shpreh Berisha.