Mijra protestues në Hong Kong kanë rrethuar stacionin qëndror të policisë, duke vënë nën presion administratën e qytetit pas propozimit për ekstradimin në Kinë të të dënuarve.
Protestuesit e veshur me të zeza ngritën barrikada përreth stacionit të policisë, duke u kërkuar autoriteteve të lirojnë protestuesit e arrestuar javën e kaluar.
Në Hong Kong prej ditësh vazhdon rezistenca e disa qindra mijra protestuesve të cilët po përpiqen për të kundërshtuar një ligj i cili i hap rrugën ekstradimit dhe gjykimit në Kinë.
Ligji i mosmarrëveshjes rregullon procedurat e ekstradimit midis Hong Kongut dhe qeverisë kineze por për organizatorët e protestës, ligji i ri do ti hapte rrugë gjykimit jo të drejtë të kundërshtarëve të regjimit komunist në Pekin.
Discussion about this post