23:13 | 15/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Propozuesit e mini Shengenit të shqetësuar nga marshimi i 28-Nëntorit”, Vetëvendosje: Vuçiç nuk vendos për shqiptarët

17:23 | 25/11/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Paralajmërimi i drejtuesit të Vetëvendosjes: Në Shqipëri ka për të ndodhur ajo që ndodhi në Kosovë

Me argumentin se Aleksandër Vuçiç nuk vendos për shqiptarët, qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë ka komentuar deklaratat e Presidentit Serb, ndërsa ka theksuar se marshimi I paralajmëruar prej saj e ka shqetësuar kreun e shtetit.

Me anë të një reagimi publik, Vetëvendosje shprehet se Vuçiç kërkon masbatimin emarrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës, dy shteteeve të pavarura dhe kjo e fundit sipas saj, është njohur nga shumica e shteteve perëndimore për të cilën Serbia nuk ka kërkuar falje për dëmet masive që I ka shkaktuar.

“Në datën 28 Nëntor, për Ditën e Flamurit, në Tiranë, në orën 12:00, tek Monumenti i heroit kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, me 16 kërkesat që janë bërë publike, ne marshojmë drejt monumentit të “Adem Jasharit” për të bashkuar kauzat e për integrim të mëtejshëm kombëtar drejt bashkimit”, shkruahet ndër të tjera në këtë reagim.

Reagimi i plotë:

Vuçiç nuk vendos për shqiptarët – më 28 Nëntor ecim të bashkuar në Tiranë

Marshimi paqësor qytetar i datës 28 Nëntor në Tiranë, i organizuar nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE ! në Shqipëri, i paska shqetësuar propozuesit e idesë së “Mini-Schengenit”. Së fundmi edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shprehur kërcënueshëm ndaj këtij aktiviteti publik.

Pse duhet ta shqetësojë Vuçiçin një aktivitet paqësor, që kërkon, ndër të tjera, zbatimin nga Tirana zyrtare të marrëveshjeve që ajo i ka lidhur me Prishtinën zyrtare? Ndoshta Vuçiç dëshiron dhe kërkon që Shqipëria të mos i zbatojë marrëveshjet e saj me Kosovën, siç ai vetë nuk ka zbatuar detyrimet që lindin nga marrëveshjet e Kosovës me Serbinë.

Vuçiçi nuk mund të ndërhyjë në çështjet e brendshme të Shqipërisë, e as të Kosovës. Nuk i përket atij të komentojë marrëveshjet e rregullta të dy shteteve të pavarura shqiptare. Ne e kuptojmë se nga perspektiva e tij prej ish-ministri të Millosheviçit dhe ish-sekretari të Sheshelit, Kosova është ende nën zgjedhën e Serbisë. Mirëpo, për Shqipërinë dhe të gjithë qytetarët e saj Kosova është e pavarur dhe sovrane, e njohur nga shumica e demokracive të zhvilluara perëndimore, dhe në aleancë me to. Vuçiçi dhe gjithë politikanët e tjerë shovenë, nuk mund ta zhbëjnë këtë realitet. As nuk mund ta evitojnë njohjen e Kosovës me formula si “Mini-Schengeni”. Është në të mirën e qytetarëve të Serbisë që qeveria në Beograd të përqendrohet në respektimin e demokracisë dhe të drejtave të minoriteteve në vendin e tyre, si dhe të kultivojë marrëdhënie të mira me fqinjët duke normalizuar vetveten. Një shtet si Serbia, i cili nuk pranon dhe nuk kërkon falje për krimet e veta në Kosovë, ku ka vrarë në vitet 1990 mbi 1000 fëmijë, rreth 12.000 civilë, e ku kanë përdhunuar rreth 20.000 gra dhe kanë djegur e rrënuar mbi 120.000 objekte, dhe që ende, tani e 20 vjet fsheh gjurmët e krimit për mbi 1600 persona të pagjetur, është një shtet që nuk e do drejtësinë dhe e mbron krimin, një shtet që mban peng të ardhmen e vet dhe të qytetarëve të vet.

Parimi i vetëvendosjes së popujve kultivohet e zbatohet nga brenda në përputhje me demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Vuçiç, me ndërhyrjet e tij kërcënuese nga jashtë, nuk është person i dëshiruar në Shqipëri, dhe aq më pak ka ai të drejtë të flasë në emër të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Në datën 28 Nëntor, për Ditën e Flamurit, në Tiranë, në orën 12:00, tek Monumenti i heroit kombëtar “Gjergj Kastriot Skënderbeu”, me 16 kërkesat që janë bërë publike, ne marshojmë drejt monumentit të “Adem Jasharit” për të bashkuar kauzat e për integrim të mëtejshëm kombëtar drejt bashkimit. Gjejmë rastin t’i ftojmë edhe një herë qytetarët të ecim së bashku në solidaritet.

Tiranë, 25 nëntor 2019

Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: QENDRA E VETEVENDOSJES NE TIRANEVetëvendosje
Pas

“Paratë që u janë ndarë 13 oligarkëve do ua kthejmë qytetarëve”, Basha: Ja kush është lajmi i vetëm i mirë

Para

Takohet me përfaqësues të ambasadës amerikane, ish-deputeti socialist bën batutën epike: Gëzim që nuk isha i vetmi…

Para
Takohet me përfaqësues të ambasadës amerikane, ish-deputeti socialist bën batutën epike: Gëzim që nuk isha i vetmi…

Takohet me përfaqësues të ambasadës amerikane, ish-deputeti socialist bën batutën epike: Gëzim që nuk isha i vetmi…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.