01:31 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prostitucion dhe lojëra fati, tre kinezë kapen në aeroportin e Rinasit! Çfarë u zbulua në valixhet e tyre

12:46 | 12/09/2024
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prostitucion dhe lojëra fati, tre kinezë kapen në aeroportin e Rinasit! Çfarë u zbulua në valixhet e tyre

Policia e Shtetit ka finalizuar një operacion që kishte për qëllim goditjen e prostitucionit dhe lojërave të fatit.

Në kuadër të operacionit të koduar “Electronics” u vunë në pranga tre shtetas kinezë, ndërsa njëri prej tyre u procedua në gjendje të lirë.

Policia thotë se këta persona u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri, 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme.

“Nga këqyrja e këtyre pajisjeve janë konstatuar faqe dhe programe për organizimin e lojërave të fatit dhe për prostitucion”, thotë policia.

Njoftimi: 

Policia e Shtetit/Finalizohet operacioni policor i koduar “Electronics”.

Dyshohet se organizonin veprimtaritë e kundërligjshme të lojërave të fatit dhe të prostitucionit, vihen në pranga 3 shtetas kinezë, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër.

Këta shtetas u kapën në flagrancë në Rinas, pasi tentuan të kontrabandonin në Shqipëri, 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat i përdornin për këto veprimtari të kundërligjshme.

Sekuestrohen pajisjet elektronike, në të cilat, gjatë këqyrjes, Policia gjeti dhe administroi faqe  për organizimin e lojërave të fatit dhe të prostitucionit.

Komisariati i Policisë Rinas, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare dhe me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Kompjuterike, në Departamentin e Policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Electronics”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit kinezë:

N.X., 19 vjeç, C. L., 43 vjeç dhe Sh. J., 49 vjeç, të tre banues në Kinë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Y. L., 17 vjeç, banues në Kinë.

Në hyrje të RSh-së, gjatë kontrollit në valixhet e këtyre shtetasve, shërbimet e Policisë kanë gjetur 12 celularë, 3 laptopë, 6 kompjutera dhe pajisje të tjera elektronike, të cilat ata po tentonin t’i kontrabandonin në Shqipëri. Nga këqyrja e këtyre pajisjeve janë konstatuar faqe dhe programe për organizimin e lojërave të fatit dhe për prostitucion.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Prostitucioni” dhe “Organizimi i lojërave të palejuara”.

kineze rinas valixhe (1)

kineze rinas valixhe (2)

Etiketa: kinezepoliciarinas
Pas

Përvetësoi shuma të ndryshme parash nëpërmjet mashtrimit, ndalohet 34-vjeçari

Para

Afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, SPAK merr të pandehur për pastrim parash Xhimi Begejan

Para
Afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, SPAK merr të pandehur për pastrim parash Xhimi Begejan

Afera e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, SPAK merr të pandehur për pastrim parash Xhimi Begejan

Discussion about this post

 



Të Fundit

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

Shefi i Forcave të Armatosura të Izraelit: Bazat bërthamore të Teheranit janë goditur thellë

Merz për sulmet në Lindjen e Mesme: Izraeli po kryen punën e ndyrë për të gjithë ne!

IDF: Sulm i ri me raketa nga Teherani

Greqia nis fushatë ndërgjegjësuese për sigurinë në ujë

Zjarri në malin e Krastës vihet nën kontroll, vijon puna për shuarjen përfundimtare

Berlini përkujton 72-vjetorin e kryengritjes antikomuniste

Përshkallëzohen tensionet mes Izraelit dhe Iranit, Erdogan akuzon Netanyahu: Kërcënimi më i madh në Lindjen e Mesme

Shpërthime intensive në Teheranin perëndimor, kryeqyteti iranian goditet sërish nga raketat izraelite

Vijon kriza politike në Kosovë, opozita fajëson Kurtin: Po izolon vendin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.