20:46 | 07/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Prostitucioni në Tiranë, zbardhet si bëhej porosia, bisedat e policit: “Më duhet një “taxi e mirë”

11:14 | 10/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prostitucioni në Tiranë, zbardhet si bëhej porosia, bisedat e policit: “Më duhet një “taxi e mirë”

Katër ditë më parë u publikua lajmi për shkatërrimin e bandës së prostiucionit gjatë operacionit “Free Taxi”, ku u vunë në pranga 11 persona, mes tyre 3 femra tutore dhe u proceduan penalisht 10 persona, mes tyre 6 femra që shërbenin si prostituta.

Detaje të reja janë bërë me dije lidhur me skemën e prostitucionit, nga zbardhjet e përgjimeve ku mësohet se si bëhej porosia për një prostitutë.

Burime të sigurta të “GSH” bënë me dije se nga përgjimet ka rezultuar se gati një muaj para operacionit për prangosjen e 11 personave, polici Elton Shtrepi (i arrestuar gjithashtu) është telefonuar nga një person që i ka kërkuar “një taxi të mirë” (prostitutë), pasi i kishin ardhur dy shokë nga Maqedonia.

Nga përgjimet e datës 10.01.2017 rezulton se shtetasi Elton Shtrepi me numër 06941xxxx, telefonohet nga numri 0696xxxxx, i cili i kërkon Eltonit numrin telefonik të Genit (Maringlen Ahmetaj) sepse i duhet një “taksi e mirë” (femër). Eltoni i përgjigjet që Geni është në gjumë, merre vetë në darkë dhe të kryen hall.

Shtrepi i ka sugjeruar kontaktin me Genin (Margilen Ahmetaj, koka e grupit), duke i dhënë numrin e telefonit të tij. Rreth orës 22:10, shtetasi Elton Shtrepi me numër 06941xxxxx ka zhvilluar një bisedë në celular me shtetasin Maringlen Ahmetaj me numër 0698xxxxx, ku i thotë se “një shoku im do një ‘taksi’. Ia gjejmë të dali? …Flasim për çmimin, të merr (tel) vetë ai. Është ai, N…… që ishim te cepi”

Gjatë bisedës flasin edhe për femrat me emra si “Nona” (e identifikuar si shtetasja Marsilda T.) etj., por Maringleni i thotë që i ka të gjitha të zëna për momentin.

Më pas, klienti mësohet të jetë takuar me Mariglen Ahmetaj, ku para takimit, i ka kërkuar: “më bëj telefon, mos fol me Tonin”. Në orën 16:07, Maringleni i telefonon këtij shtetasi dhe i thotë “ku je, atje ku më the”? Pas aprovimit, shtetasi Maringlen Ahmetaj fillon të telefonojë vajzat për t’i dërguar atje.

(XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: bandaporosiaprostitucionskema
Pas

At e bir në bashkëpunim tentojnë të vrasin me mjete të forta një person, arrestohen në flagrancë

Para

Flet infermieri ”hero” Frrok Bardhi: Beqaj më njeh mirë i kam mjekuar babain! Tre persona të panjohur më kanë kërkuar takim…

Para
Flet infermieri ”hero” Frrok Bardhi: Beqaj më njeh mirë i kam mjekuar babain! Tre persona të panjohur më kanë kërkuar takim…

Flet infermieri ''hero'' Frrok Bardhi: Beqaj më njeh mirë i kam mjekuar babain! Tre persona të panjohur më kanë kërkuar takim...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasja e studentes shqiptare Ilaria Sula në Itali, zbulohen mesazhet e ish-i dashurit me miqtë: Ose do kthehet tek unë, ose do ta vras

Balluku: Rritje me 20% e kërkesës për energji në korrik, OSHEE garanton furnizim pa ndërprerje

KAS rrëzon Partinë Demokratike për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 4 qarqe

Moti i keq përfshin Italinë qendrore dhe veriore, plagosen 2 persona

Alba Kepi: Moti në Itali e ndarë në dy pjesë, alarm për përmbytje në veri dhe temperatura rekord në jug

Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

E zbulon L’Equipe, Mbappe tërheq dy padi ndaj PSG-së

Fatkeqësia natyrore me përmbytje, rëndohet bilanci i viktimave në Teksas

Avokati Gylsen Zhllima për lirimin e Jamarbër Malltezit: Masa e sigurisë ishte për të kënaqur opinionin publik ndërsa SPAK ndihmoi Ramën për mandatin e katërt

800 fëmijë të humbur, fillojnë gërmimet në varrin masiv pranë ish-institucionit katolik në Irlandë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.