Përherë e më shumë në rradhët e PD-së dhe LSI-së, po shtohen zërat se ka një luftë protagonizmi mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, se cili prej të dyve është lideri i vërtetë i opozitës.
Për Majlinda Bregun nuk ka dyshime, më e fortë se Basha është Kryemadhi.
”Opozitës do i interesonte një qeveri si kjo e sotmja, por për fatin e keq të shqiptarëve nuk ka opozitë. Kjo qeveri të jep të gjithë mundësitë për të marrë pushtetin.
Mënyra sesi opozita ndërton stratëgjitë nuk i shërbejnë arritjes në pushtet të saj. Me keqardhje dhe bindje nuk kemi opozitë. Monika Kryemadhi është më e fortë se Basha”,-ka thënë Bregu.
Bregu tha se LSI doli në opozitë si pasojë e marrëveshjes së 18 majit Rama-Basha.
“Është një moment politik dramatik dhe me shumtë pavërteta dhe çdo ditë që kalon vendi përfshihet në një kaos politik dhe kam frikë se nuk kemi mbërritur ende në atë pikën kulmore. Unë i shoh keq edhe mazhorancën edhe opozitën.
Por mua më shqetëson më shumë opozita sepse kjo qeveri të jep mundësinë për ta luftuar. Por vendi nuk ka opozitë. Nuk e shoh dot LSI në opozitë sepse tani është ndarë nga qeveria dhe marrëveshja e 18 majit Rama-Basha e nxori në opozitë LSI”- tha Bregu.
Ish-deputetja e PD-së e ka krahasuar situatën aktuale me paralajmërimet e Bashës për protesta me atë të një viti më parë, para se të ngrihej çadra dhe para se të bëhej një marrëveshje me Ramën.
“Mos bëfsha Kasandrën. Kam frikë sek jo situatë e nisur në janar të 2018-ës ngjan me atë të një viti më parë, ku u ngrit një çadër dhe u bë një pazar”, tha Bregu.
Majlinda Bregu u shpreh se nuk beson tek protestat e opozitës për sa kohë ato nuk përfshijnë kauzën qytetare. Sipas saj një parti nuk vjen kurrë në pushtet nga protestat, por duhet të ngjallë shpresë.
“Nuk besoj tek protestat që hyjnë në frigorifer. Unë mbështes çdo lëvizje të qytetarëve, por nuk u besoj protestave pa kauzën e qytetarëve. Një parti nuk vjen kurrë në pushtet nga protestat, por duhet të ngjallë shpresë. Çadra fundosi ose vendosi rezultatin e zgjedhjeve të vitit të kaluar.
Çadra i hapi rrugën marrëveshjes 18 majit”- tha ish ministrja dhe ish-deputetja demokratem, Majlinda Bregu.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post