14:40 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Protesta antiqeveritare në Sllovaki kundër korrupsionit

21:19 | 19/04/2017
në Bota, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta antiqeveritare në Sllovaki kundër korrupsionit

Demonstrators take part in an anti-corruption rally demanding the resignation of the interior minister and police chief, in Bratislava, Slovakia, April 18, 2017. REUTERS/David W Cerny

Disa protesta masive anti-korrupsion janë zhvilluar ditët e fundit në Sllovaki. Mijëra njerëz kanë marrë pjesë në manifestimin e zhvilluar në Bratislavë, ku kërkohet dorëheqja e Ministrit të Brendshëm, i përfshirë në afera korruptive me një biznesmen nën hetim.

Mijëra njerëz manifestuan në kryeqytetin sllovak, ku hodhën parrulla kundër qeverisë së kryeministrit Robert Fico, raporton Reuters.

Kërkesa kryesore e protestuesve ishte dorëheqja e ministrit të brendshëm Robert Kalinak, i konsideruar si një prej zyrtarëve më të besuar të kryeministrit. Protestuesit akuzojnë Ministrin e Brendshëm si të përfshirë në një aferë korruptive, ku nën hetim është manjati sllovak i ndërtimit Ladisllav Basternak.

Ministri i Brendshëm Kalinak ka blerë së fundi 17% të aksioneve në një prej kompanive në pronësi të Basternakut, i cili akuzohet për evazion fiskal.

Kërkesës së protestuesve për dorëheqjen e ministrit i është bashkuar edhe presidenti Andrej Kiska, kundërshtar politik i kryeministrit Fico.

Mediat vendase hedhin dyshime se shumë politikanë të qendrës së majtë janë të lidhur në afera të ndryshme me biznesmenin nën hetim. 

Sllovakia u fut në BE në vitin 2004 dhe i ka rritur ndjeshëm standartet e jetesës por prej vitesh sllovakët ankohen për nivelin e korrupsionit. Në rajon ka pasur protesta edhe në Rumani dhe Hungari.

(M.D/ Shuplaka)

 

 

Etiketa: Reuterssllovaki
Pas

“Presidenti do të jetë i pashëm. Po qeros do të jetë?”, Dylgjeri reagon pas raundit të parë

Para

Skandal në Elbasan, INUV nuk prish dot karburantin pa leje

Para
Skandal në Elbasan, INUV nuk prish dot karburantin pa leje

Skandal në Elbasan, INUV nuk prish dot karburantin pa leje

Discussion about this post

 



Të Fundit

KQZ shpërndan mandatet e para për zgjedhjet parlamentare në disa qarqe

Klevis Balliu: Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini, SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë e cila është bashkëpunëtore

Devoll/ 87-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët në banesë

Operacioni “Fast Reaction” në Tiranë: Një i arrestuar, katër në kërkim për konfliktin me armë

Papa i bën thirrje Iranit dhe Izraelit të refuzojnë ‘ngacmimin dhe hakmarrjen’

Pas armëpushimit me Izraelin, Irani rikthen aksesin në internet

Vdes një i dënuar në burgun e Lezhës, kishte probleme të rënda shëndetësore

Akuzohen për lidhje me Mossad-in, Irani nis hetimet ndaj 23 të dyshuarve

Masakër në Dnipro! Bilanci i viktimave rritet në 18, qyteti vijon të bombardohet nga Rusia

SPAK shpall pretencën për dosjen “Sterilizimi”,sa vite burg kërkohet për të pandehurit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.