Julian Deda ka reaguar ndaj protestës së sotme e cila ka nisur që prej orës 12:00 të mesditës dhe po vijon ende në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Madje është ngritur edhe një çadër ku po qëndrojnë demokratët. Deda shprehet se protesta e 18 shkurtit nuk e surprizoi sepse ishte brenda pritshmerive të tij por u surprizua nga cilësia e protestës. Sipas tij rilindja nuk mund të mburret më me ato 1 milionë votat e marra para 4 vitesh sepse tashmë raportet kanë ndryshuar.
“Protesta e 18 Shkurtit.
Sa njerez ishin aty? Pa fund. Por sasia nuk me surprizoi, sepse ishte brenda pritshmerive. Ajo qe ka rendesi eshte cilesia e protestes, e cila mendoj se ishte nje nga me te mirat edhe pse e vonuar. Duket qarte se rilindja nuk mund te mburret me me ato 1 milion votat e marra para 4 vitesh. Tashme raportet kane ndryshuar, madje kane ndryshuar me shpejt se ç’kishin menduar. Rilindja u majm nga dhjami. Rilindja u konsumua shume shpejt, jo nga lodhja duke punuar, por nga te mos berit asgje per te permiresuar jeten tone. Perkundrazi beri vetem deme, qe ne do ti vuajme gjate.
Gjithsesi, ne nuk duhet te trembemi apo te kompleksohemi nga protestat, pak rendesi ka kush i organizon, rendesi ka qe te godasin çdo lloj arrogance qeveritare ne çdo kohe.
P.s. Protesta vazhdon……………”, shprehet Deda. (J.V/Shuplaka)