12:38 | 10/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta/ Deputeti i PD-studentëve: Ja si mund t’i kuptoni ata që janë të infiltruar (VIDEO)

17:49 | 08/12/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta/ Deputeti i PD-studentëve: Ja si mund t’i kuptoni ata që janë të infiltruar (VIDEO)

Deputeti i Partisë Demokratike Aldo Bumçi i ftuar në ‘Fax News’ ka folur për Lëvizjen Studentore të vitit 1990-të, e cila pasoi me rrëzimin e sistemit komunist dhe vendosjen e pluralizmit politik në vend.

Bumçi tha se sot sigurisht që duhet të kërkojmë shumë më shumë, por ndryshimet që solli Lëvizja e Dhjetorit janë rrënjësore, dhe epokale, ndaj pas pavarësisë sipas tij, është data më e rëndësishme.

“Po të nisemi nga aspekti material, dhe aspekti i lirisë, duke e krahasuar kohën e tashme me gjendjen e atëhershme, ka ndodhur një mrekulli. Dhe të qenit si anëtar i NATO-s dhe faktin se jemi të lirë të lëvizim në Europë, është një pjesë e përmbushur e idealit, dhe PD ka firmën në 99% të procesit të përmbushjes së kushteve për t’u integruar në BE”, u shpren ndër të tjera Aldo Bumçi.

Megjithatë ai deklaroi se sot vendi ndodhet në një moment shumë të rëndë pasi kemi një Shqipëri që është zhytur në krim dhe drogë dhe në dhunë shtetërore të pushtetit mbi qytetarët.

Referuar protestës së studentëve ditëve të fundit, Bumçi tha se ajo nuk ka si të jetë një protestë jo politike, mund të jetë jo partiake. Sipas tij Rama po mundohet ta shuajë protestën duke e mbajtur larg nga grupet e tjera që mund ta mbështesin, qoftë banorët e Astirit, apo edhe opozitën.Sipas tij nëse studentët do mbesin vetëm, mund të dështojnë, edhe pse flaka e protestës sipas tij nuk do shuhej, pasi tashmë ka një mllef të përgjithshëm ndaj qeverisë.

“Unë besoj se të gjitha këto protesta janë të natyrshme, edhe nëse do e lënë studentët do të vazhdojë protesta, unë kam vetëm një lutje ose thirrje për studentët, të gjithë ata që u thonë ‘jo politikë’ janë me Edi Ramën, përveç atyre që e gjykojnë si ‘ jo partiake’. Largimi i banorëve të Astirit, ata që e kanë bërë, janë me Edi Ramën. Cila protestë i thotë mbështetësit: Largohu. Këta studentë që thonë kështu janë me Edi Ramën, studentët duhet ta dinë. Kush do ta mbajë këtë protestë larg qytetarëve, bvetëm tek konviktet dhe tarifat, që janë të drejta dhe nuk e mohoj, po flet në emër të Edi Ramës. Ajo protestë duhet të shkojë tek kryeministria, se aty është njeriu që mer vendimet kundër popullit të tij”, deklaroi ndër të tjera Bumçi.

Sipas tij opozita ka detyrë që të mbledhë energjinë e pakënaqësive në shoqëri dhe të shkojë tek kryeministria brenda këtij dimri.

“Opozita duhet të mbledhë gjithë këtë energji dhe të shkojë tek kryeministria, brenda këtij dimri, nëse nuk e bën nuk është opozitë”, deklaroi deputeti i PD-së. (B.H/Faxweb)

Intervista e plotë:

 

Etiketa: aldo bumciProtesta e studenteve
Pas

Aksident i rëndë në Vlorë, makina del nga rruga dhe përplaset me bordurën

Para

Banorët e Astirit në ditën e 35-të të protestës, deklaratë e fortë e Bashës: Provat për aferën së shpejti me emra

Para
Banorët e Astirit në ditën e 35-të të protestës, deklaratë e fortë e Bashës: Provat për aferën së shpejti me emra

Banorët e Astirit në ditën e 35-të të protestës, deklaratë e fortë e Bashës: Provat për aferën së shpejti me emra

Discussion about this post

 



Të Fundit

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Kurti: Kuvendi duhet të konstituohet nga të gjitha partitë! Haxhiu mbetet kandidatja jonë

Zgjedhjet/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në Pogradec në 106 qendra votimi

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet/ KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Tensionet Indi-Pakistan, ku ndodhet Kashmiri dhe pse është i diskutueshëm?

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet/ KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Apartament dhe llogari bankare/ I arrestuar në Itali për tentativë vrasjeje, prokuroria i sekuestron pasuritë

Vrau Reshit Sallahun, Ylber Jaku para gjykatës: Në seanca të jetë i pranishëm përfaqësues nga ambasada angleze, s’kam besim në drejtësinë shqiptare!

Bota “mban frymën” rikthehet “El Classico” Barça-Real, të dielën luhet akti i 4-ët sezonal

Giro d’Italia në Vlorë/ PS kërkesë KQZ: Më 11 maj, të votohet deri në orën 22:00 në këtë qark

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.