Ka nisur seanca gjyqësore ndaj drejtuesve lokal të PD në Elbasan, mes tyre edhe ish-deputetit Aurel Bylykbashi.
Me 13 qershor policia bazuar në pamjet filmike, dhe raportet e shërbimit, ka bërë arrestimin të 7 personave për veprat penale të “Organizimit, pjesëmarrjes në grumbullime, manifestime të paligjshme”, dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit’’ “Pengim i subjekteve zgjedhore”.
Konkretisht është duke u dhënë masa e sigurisë për:
– Bujar Vreto, 48 vjeç, (Kryetari i Degës së PD-së Librazhd);
– Aurel Bylykbashi, 53 vjeç, nga Elbasani (ish deputet i PD);
– Erlind Gurra, 32 vjeç, nga Librazhdi (sekretari i PD-së, dega Librazhd);
– Arjan Karriqi, 43 vjeç, nga Prrenjasi (Kryetari i Degës së PD-së, Prrenjas);
– Leonard Ozuni, 31 vjeç, nga Piskashi; (sekretari i PD-së, dega Prrenjas)
– Bujar Kojku, 54 vjeç, nga Librazhdi.
– Dashamir Boja, 47 vjeç, nga Shtërmeni, Cërrik;
Po kështu janë duke u proceduar në gjendje të lirë, për të njëjtat vepra penale edhe 16 persona të tjerë. Sipas policisë, arrestimi dhe procedimi i këtyre personave u bë pasi në datën 13 qershor, rreth orës 18:00 ata u grumbulluan tek kryqëzimi i Përrenjasit në hyrje të qytetit të Librazhdit, duke tentuar që të bllokonin rrugën nacionale Elbasan – Librazhd, për të penguar eskortën e Kryeministrit, ndërsa kanë goditur me sende të forta e lëndë plasëse piroteknike ndaj saj.
Mësohet se seanca e sotme do të drejtohet nga gjykatësi Taulant Tafa, ndërsa prokurori është Ridvan Sukaj.