14:50 | 12/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e 21 janarit me 4 viktima, Berisha: Kam kërkuar që atë natë hetimin ndërkombëtar! Përdorimi i kësaj ngjarjeje, kryekëput për qëllime politike

13:21 | 21/01/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Berisha: Kontrabanda e naftës bëhet vetëm me pjesëmarrjen e qeverisë, sepse tani vjen vetëm me anije

Sali Berisha, në konferencën për media, është pyetur në lidhje me 21 janarin, protestën e 14 viteve më parë, ku mbetën të vrarë 4 persona.

Kreu demokrat, i cili aso kohe ka qenë kryeministër, është shprehur se që natën e protestës, ka kërkuar hetim ndërkombëtar për ngjarjen. Berisha tha se ngjarja po përdoret për qëllime politike dhe për të fshehur organizatorët e saj, që sipas tij, sollën njerëz në protestën më të dhunshme që ka patur politika në këto 32 vite.

Berisha: Së pari, keqardhjen time e kam shprehur për viktimat, jo pas 14 vitesh, siç pretendoni ju, por e kam shprehur fiks në ora 7 të darkës të asaj nate, ditën e rrethimit, datën 21 janari 2011, dhe në mënyrë të përsëritur.

Së dyti, po atë natë dhe të nesërmen e pasnesërmen kam kërkuar një hetim ndërkombëtar të çështjes. Institucionet më serioze ndërkombëtare kanë shprehur se ajo pro9testë e dhunshme kishte agjendë politike. Së treti, ka një deklaratë të qeverisë së SHBA në të cilën kërkohet hetimi që nga polici deri te organizatori, që është Edi Rama.

Së katërti, ata që nuk duan të mashtrojnë vetën dhe nuk duan ti përdorin fatkeqësitë e tjerëve për ushqim politik, duhet ta dini se në këto 14 vite Prokuroria ka qenë në kontrollin e Edi Ramës. Ka qenë Ina Rama që unë e akuzova për puçiste, që refuzoi prokurorët ndërkombëtare. Prokurorët e tjerë, njeri tjetër përveç Edi Ramës, nuk i ka penguar të hetojnë.

Përdorimi politik i kësaj ngjarjeje, ku u sollën për qëllime politike për të pushtuar Kryeministrinë, është dëshmi e keqpërdorimit të kësaj ngjarjeje kryekëput për qëllime politike dhe për të fshehur organizatorët që sollën njerëz në protestën më të dhunshme që ka patur politika në këto 32 vite.

Mbështes hetimin dhe deklaroj se nuk ka asgjë tjetër vetëm për të shpëtuar përgjegjësitë e atij që organizoi protestën më të dhunshme për qëllime të pushtetit të tij, Edi Ramës.

Pas

Spanjë, një i vdekur nga një shpërthim në portin e Barcelonës

Para

Kumbaro: Gati për “Fitur 2025”, Shqipëria turistike në panairin gjigant të turizmit global në Madrid

Para
Kumbaro: Gati për “Fitur 2025”, Shqipëria turistike në panairin gjigant të turizmit global në Madrid

Kumbaro: Gati për “Fitur 2025”, Shqipëria turistike në panairin gjigant të turizmit global në Madrid

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraelitët vrasin shtetasin amerikan në Bregun Perëndimor, reagon DASH!

EMRI/ I dënuar me mbi 7 vjet burgim, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

Elbasan/ Kthen lokalin në kazino ilegale, arrestohet 31-vjeçari në Belsh

Maqedonia e Veriut/ Kryeministri Mickoski: Bullgaria dëshiron asimilimin e popullit maqedonas

Lavrov takohet me Kim Jong Un, Koreja e Veriut riafirmon mbështetjen e saj për veprimet ushtarake të Rusisë

Gramsh/ Humbi jetën nga masivi i dheut, policia arreston dy persona. Akuzohen për dy vepra penale

I kërkuar në Belgjikë, kapet në Kapshticë 31-vjeçari shqiptari

Granit Xhaka me të ardhmen e pasigurt, ish-trajneri i PSG-së e shikon si prioritet

“Vendi që e adhurova”, erdhi pas 35 vitesh në Shqipëri, ndahet papritur nga jeta ish-ambasadori gjerman i 2 korrikut të ambasadave

Lideri suprem i Iranit kërcënon të sulmojë bazat amerikane në Lindjen e Mesme

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.