Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi në një dalje për mediat ka deklaruar se protesta e 27 Janarit është vetëm fillimi.
Kryemadhi falenderoi çdo qytetar që ishte pjesë e protestës, ndërsa vijoi më tej duke thënë se tashmë e kan ë marrë në dorë qytetarët betejën për të rrëzuar të keqen.
‘’Nesër do të jemi më shumë pasi protesta jonë sapo ka nisur. Do jetë një betejë deri në rrëzimin përfundimtar të klikës së Edi Ramës.
Më lejoni që të falenderoj për të gjithë ata policë që s’u bënë pjesë e presioneve të qeverisë. Do doja të falenderoja mediat që ishin prezente në të gjithë tregimin e vërtetë të kësaj ngjarjeje, që në 27 vite nuk e kishte parë ndonjëherë vendi.
Protesta e datës 27 janar nuk është thjesht një parakalim para godinës ku gatuhet krimi, po për ti treguar Edi Ramës që ka nisur beteja për rrëzimin e saj. Kjo është një protestë që ka nisur nga populli, që nuk duron dot të keqen. Protesta e ditës së shtunë është vetëm fillimi, p[asi tashmë axhenëdën e opozitës e bëjnë qytetarët.
Shqiptarët kanë vrarë frikën, ata e kuptojnë mjaft mirë se e keqja më e madhe që ka ky vend është Edi Rama dhe klika e tij në pushtet”, u shpreh Kryemadhi.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post