Teksa PD po përgatitet për protestën e 7 korrikut, kanë nisur edhe lëvizjet e para që vijnë nga selia blu.
Mësohet se PD do të hapë selinë dhe foltoren për të gjithë qytetarët, për të shprehur shqetësimet e tyre.
Më tej në një njoftim Partia Demokratike fton të gjithë shqiptarët që ti bashkohen selisë çdo ditë dhe protestës së 7 korrikut, që do të mbahet në orën 19:00.
NJOFTIM PER SHTYP
Partia Demokratike me idenë e hapjes ndaj shoqërisë, dhe në përgatitje për frymën popullore të protestës së 7 korrikut, do të hapë selinë dhe foltoren e saj për shqiptarët.
Për herë të parë, të rinj e të reja, burra e gra, profesionistë dhe fermerë, njerëz nga të gjitha fushat e shoqërisë, do të hyjnë në seli për të shpallur shqetësimet e tyre personalisht, dhe jo nëpërmjet përfaqësuesve politikë.
Partia Demokratike, në kontratën e re sociale me shoqërinë, fton të gjithë shqiptarët që duan të ngrenë zërin, të na bashkohen çdo ditë në foltoren e selisë dhe më 7 korrik në shesh.
Serinë e daljeve e hap sot Artemisa Halili, nëna e një fëmije 6 vjeç, stomatologe.
Lidhja live në ora 11 nga selia e PD-së.
ZYRA E SHTYPIT DHE KOMUNIKIMIT