Vazhdon protesta e aktorëve për mos prishjen e Teatrit Kombëtar.
Fjalën e ka marrë aktori Arben Derhemi i cili tha se nuk do të largohen dhe do ta mbrojnë teatrin me çdo sakrificë.
Ai tha se Veliaj me deklaratën e sotme komprementon dëgjesën.
Derhemi e akuzoi Veliajn se ai vazhdoi me farsën e radhës me disa të ftuar të konsideruar arkitekt të cilët ishin manipuluar për të mos kundërshtuar.
“Së pari nuk ka asnjë kompromis, dhe asnjë ndryshim të pozicioneve të palëve, për ti bërë këto monumente historike. Me deklaratat e sotme Veliaj, ka dekonspiruar takimin me ne.
Do ta bojkotojmë këtë farsë, ne mbetemi të vendosur për dialog. E ftojmë zotin Veliaj në një dëgjesë në sallën e Teatrit Kombëtar. Le ta vendosin ata orën dhe datën, ne jemi këtu në sheshin e Teatrit Kombëtar”, tha ai.
(E.V/Faxweb.al)