Si çdo mbrëmje tjetër, banorët e Astirit kanë dalë sërish në protestë dukle bllokuart edhe rrugën kryesore nga ku bëjnë thirrje për anullimin e projektit të Unazës së Re.
Prej 119 ditësh radhazi banorët kanë dal të protestojnë me pankarta në duar dhe me thirrjet kundër qeverisë pasi e akuzojnë atë se ka miratuar një projekt korruptiv dhe që nuk parasshikon dëmshpërblimet e banorëve në mënyrë të drejtë për pronat e tyre.
Ata kërkojnë dëmshpërblim sipas vlerës së tregut për banesat si dhe anulimin e projektit të ‘Unazës së Madhe’.
Qytetarët paralajmëruan se do t’i bashkohen protestës së opozitës ditën e martë dhe i bënë thirrje të gjithë qytetarëve të vendit që të jenë pjesë e saj.
Gjatë protestës së sotme ndodhi një incident ku një makinë hyri mes turmës duke ku dy qytëetarë pretenduan se janë goditur.
Ngjarja irritoi banorët të cilët akuzuan qeverinë se po përdor provokime ndaj banorëve ndërkohë që Ish-deputeti demokrat Klevis Balliu, ju drejtuar Policisë së Shtetit duke thënë: “Ta kapin atë gangsterin që e ka sjellë qeveria. Policia të shkojë e ta kapë atë që tentoi të trembë e të godasë qytetarët”.
Balliu tha më tej gjatë fjalës së tij se, “Jemi i vetmi vend që kemi një kryeministër që jeton si mafioz dhe i shpallur në kërkim nga populli. Këtë njeri e kanë shpall në kërkim qytetarët dhe rri duke u fshehur”.
Balliu vijoi fjalën e tij përpara qytetarëve dhe gazetarëve duke thënë se Rama është kryeministër i bandave dhe do të marrë përgjigjen më datë 5 mars.
“Nuk do ketë bombul gazi që do të ndalojë qytetarët. Kjo protestë po tregon se fitorja vjen vetëm nga qëndresa. Kanë kaluar 118 ditë dhe shtëpitë janë të paprekura, vetëm nga qëndresa e qytetarëve, ndërkohë që Rama tha se do ti prishte për 10 ditë, por nuk guxoi” deklaroi ndër të tjera ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/566783677169265/
(F.GJ/FAXWEB.AL)
Discussion about this post