09:29 | 23/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e Astirit, banorët thirrje ambasadave: Jemi rrethuar nga policia, ndihemi të kërcënuar

20:38 | 19/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta e Astirit, banorët thirrje ambasadave: Jemi rrethuar nga policia, ndihemi të kërcënuar

Protesta e banorëve të Astirit ka vijuar edhe mbrëmjen e sotme e cila ka hyrë në ditën e saj të 136 për të mbrojtur banesat e tyre nga shembja për shkak të vijimit të punive për zbatimin e projektit të Unazës së Madhe. Por mbrëmjen e sotme kjo protestë ka zgjatur më shumë se zakonisht pasi aty janë shfaqur forca të policisë për të penguar bllokimin e rrugës nga ana e tyre.

Banorët ju kanë bërë thirrje edhe ambasadorëve të huaj të akredituar që të dalin përkrah tyre pasi nfdihen të kërcënuar.

Ata si çdo mbrëmje kanë bllokuar rrugën por gjatë protestës së sotme, ata janë rrethuar nga një numër i madh policësh të cilët nuk i kanë lejuar të bllokojnë të dy akset e Unazës.

Protestuesit duke iu drejtuar Ministrit Lleshaj, i kanë kërkuar këtij të fundit të ketë kujdes me durimin e tyre, pasi do të shikojë një protestë para policisë që se ka parë kurrë. Ata janë shprehur se janë rrethuar si të ishin në Gaza.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka postuar në rrjetet sociale përkrah të cilës shkruan se Policia përgatitet për dhunë kundër banorëve të Unazës së Re.

Protesta e tyre ka zgjatur më shumë se netëve të tjera për shkak të prezencës së policisë, dhe banorët kanë deklaruar se nuk do të lëvizin prej aty pa u tërhequr efektivët e policisë.

Më herët banorët u shprehën:

 “Shumë mirë keni bërë që na keni rrethuar me policë.  Shko rretho shtëpinë e Edi Ramës, të Gjikunirt, të Afrim Qendros para se të rrethoni Unazën e Re. I them Policisë së Shtetit që nëse arreston një qytetar të Unazës së Re, do të shohin Protestën më të madhe që kanë parë ndonjëherë. Mos i hidhni benzinë zjarrit.  Nuk na tremb Policia e Leshit. Tik-Tak Tik-Tak, ka ardh fundi për qeverinë tënde”, deklaruan protestuesit.

Ndërkohë ish-deputeti demokrat, Klevis Balliu, i cili i është bashkuar si çdo mbrëmje protestës së tyre, iu drejua Policisë duke i thënë që “është më mirë të merret me bandat, me kriminelët, me kumbarin Edi Rama. Ne kemi ndjenjur këtu 136 ditë dhe shoqërimet nuk na impresionojnë. E vetmja gjë që na bëjnë është që na revoltojnë.

Ti Sandër Lleshaj bëj kujdes me urdhërat që jep bashkë me kupolën tënde që dehet si derr. Këtu te Unaza kërkohet një gjë. Duan projekte le ti bëjnë, por jo të vjedhin 20 milion euro. Të bëhet një projekt normal. Por nuk ka projekt që shkatërron shtëpitë. Dhe këtu ministrja të dalë dhe të thotë që shtëpitë e njerëzve nuk prishen. Ne nuk do t’iu lejmë vetëm asnjë minutë. Nëse do, shko çoji ato lekët te studentët”-tha Balliu.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: banoret thirrje nderkombetareveprotesta e Astiritrrethohen nga policia
Pas

Ministri Lleshaj mesazh të fortë: Kush punon në portën e Shqipërisë duhet të matet mirë me ligjet e saj

Para

Pas deklaratave të forta të banorëve të Astirit, Basha niset për tek protesta

Para
Pas deklaratave të forta të banorëve të Astirit, Basha niset për tek protesta

Pas deklaratave të forta të banorëve të Astirit, Basha niset për tek protesta

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministrat e Jashtëm të BE-së mblidhen sot në Bruksel, në qendër të diskutimeve konfliktet në Lindjen e Mesme dhe rikthimi i palëve në tryezën e negociatave

Sulmet e SHBA në Iran, JD Vance: Nuk po bëjmë luftë kundër tyre, por kundër programit bërthamor

Izraeli shkatërron avionët dhe aeroportet e Iranit

Çfarë po ndodh me Iranin? Izraeli vijon sulmet, por Teherani lëshon vetëm një raketë gjatë natës

Trump shtyn nisjen drejt samitit të NATO-s

Mbi 30 orë flakë në Pilur, Himarë,zjarri rrezikon të përhapet drejt Porto Palermos

Rritet bilanci i viktimave nga sulmi kamikaz në një kishë në Damask

Detyrimet tatimore dhe vendore, bizneset do njoftohen edhe përmes e-Albania

Lufta Rusi-Ukrainë/ Vijojnë sulmet ruse në territoret ukrainase, pesë të vrarë

PPP e sterilizimit drejt mbylljes, kosto reale arriti në 53% më shumë se kontrata e lidhur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.