Banorët e Astirit kanë dalë sërish si çdo mbrëmje në protestë ku kanë bllokuar edhe rrugën të cilët kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të mos u ndalur deri në anullimin e projektit të “Unazës së Re”, që sipas tyre është korruptiv.
Ata kanë bërë edhe thirrje kundër kryebashkiakut Veliaj dhe qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama duke i quajtur si të lidhur me krimin dhe korrupsionin, si dhe kanë bërë thirrje për pjesmërrje në protestëne 16 shkurtit të thirrur nga opozita.
Ndërkohë protestës së tyre i është bashkuar si çdo mbrëmje edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu
Gjatë fjalës së sotme, Balliu ka bërë publik edhe një mesazh që sipas tij i ka mbërritur nga ministria e Energjitikës dhe Infrastrukturës që drejtohet nga Belinda Balluku.
“Ministrja Balluku vendos të më nisë një SMS.Këtë SMS unë vendosa ta ndaj me heronjt e Unazës së Re. Ministja kërkon vlerësimin tim për cilësinë e shërbimit dhe unë këtë vlerësim vendosa ta jap sëbashku me banorët e Astirit.
Doni të dini vlerësimin? Zero, zero, zero. Duam drejtësi për Unazën e Re. Duam drejtësi për aferën. Anullo projektin”, tha Klevis Balliu gjatë fjalës së tij.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/503174340210115/
(FJ/FAXWEB.AL)