15:10 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e Astirit mbush 1 vit sot, Manushaqe: Simbolizon themelimin e Tiranës moderne, beteja vazhdon

18:07 | 03/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Artan Manushaqe për “Fax News”: Ndërtimi i inceneratorit do dëmtojë tokën bujqësore, deputetët e majtë nuk janë pranë banorëve

Sot protesta e banorëve të Unazës së Re mbush plot një vit teksa këta janë në mbrojtje të banesave të tyre që preken nga vijimi i projektit, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim në vlerën e tregut ndaj pronave të tyre.

Kjo ka qenë një nga protestat më afatgjata dhe njëkohësisht e veçantë në llojin e saj, pasi banorët të mbështetur edhe nga opozita e bashkuar, dalin çdo mbrëmje në rrugë dhe bëjnë thirrje ndaj qeverisë për të plotësuar kërkesat e tyre.

Në studion e lajmeve të Fax News për të folur për këtë qëndresë qytetare, ishte avokati dhe aktivisti, Artan Manushaqe i cili tha se kjo protestë, do të mbahet mend si diçka e cila simbolizon sipas tij themelimin e Tiranës moderne.

Manushaqe vijoi më tej duke thënë se, Rama i mashtroi banorët gjatë fushatës elektorale të 2013 ndërsa argumentoi se protesta e banorëve është e ligjshme dhe do të vijojë deri në arritjen e një zgjdhjeje të pranuar nga të gjithë.

“Kjo protestë simbolizon themelimin e Tiranës moderne sepse protesta e banorëve është diçka e provuar nga institucionet e pavarura kombëtare dhe ndërkombëtare si legjitime dhe do të vijojë deri në zgjidhjen e kësaj situate. Nuk ka asnjë banorë që është kundër projektit dhe investimit, ata kanë kërkuar që prej një viti dëmshpërblimin në vlerën e tregut.

Edi Rama ka inteligjencën e peshkut për të qeverisur. Vetë ju ka thënë atyre banorëve, ka ardhur në 2013 kur ka bërë fushatë dhe ka thënë se kur të ngjallet diktatori do të shembeshin shtëpitë e tyre. Pushteti më i madh është pushteti qytetar, një sistem politik mbështetet tek populli dhe kur të dalin banorët e Unazës, fermerët e Lushnjes, artistët tek teatri, të dëmtuarit nga tërmetet, banorët që protestojnë për HEC-et në Mirditë duhen dëgjuar.

Nuk ia uroj asnjë familjari, është terrerizuese, por banorët e Unazës së Re besojnë tek drejtësia. Ka pasur edhe problem shëndetësore për banorët, por trauma më e madhe është ajo psikologjike sidomos tek gratë dhe fëmijët, por ata banorë janë të zotët dhe të vendosur, e kanë ndarë mendjen shtëpia është shtëpi dhe nuk dorëzohen. Ka pasur dënime, intimidime dhunë, kanë përdorur çdo mekanizëm këta të rilindjes por asgjë të tillë që e dëmton protestën”, tha Manushaqe në Fax News.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: 1 VITArtan Manushaqeprotesta e AstiritPROTESTA E ASTIRIT MBUSH 1 VITunaza e re
Pas

Atentati ndaj prokurorit, gjenden prova të rëndësishme në automjetin e autorëve

Para

Tjetër aksident në Librazhd, 2 persona dërgohen me urgjencë në spital

Para
U konfliktuan në rrjetet sociale, plagoset me armë zjarri 16-vjeçari në Durrës (DETAJET)

Tjetër aksident në Librazhd, 2 persona dërgohen me urgjencë në spital

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vlorë/ Përplaset motorri me dy të rinj, humb jetën 19 vjeçari

Tiranë / U kapën me 14 armë zjarri, Gjykata cakton “arrest me burg” për 8 të dyshuarit

Aksident tragjik me Jet Ski/ Humb jetën turisti i huaj, në gjendje të rëndë edhe një 31-vjeçare. Detajet

Punëtori i huaj humbi jetën në kantierin e ndërtimit, arrestohet inxhinieri! Administratori i firmës dhe një tjetër shpallen në kërkim

Mesha përmbyllëse për Jubileun e Fëmijëve dhe të Moshuarve/ Vatikani mbushet me fëmijë, Papa Leo XIV: Familjet janë djepi i së ardhmes

Tiranë/ Mashtronte me pagesat e TVSH-së, arrestohet shtetasi italian

Kërcënimet ndaj vajzës së kryeministres Meloni, autor rezulton një profesor gjermanishteje: Gjest impulsiv prej budallai

Tiranë/ Të implikuar në shitje kokaine dhe hashashi, 3 të arrestuar në kryeqytet! Njëri e hodhi drogën nga dritarja e makinës

E rëndë në Durrës/ Policia Kufitare gjen 2 turistë me motor uji të fikur në det, njëri vdes në port, tjetri dërgohet në spital!

Greqi/ Bie nga lartësia në Korfuz, plagoset turisti

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.