Edhe pasditen e sotme banorët e Astirit kanë dal në protestë, për mbrojtjen e banesave të tyre nga prishja, lidhur kjo me projektin korruptiv të Unazës së re.
Një nga banorët gjatë fjalës së tij I ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama por edhe kryebashkiakut Erion Veliaj për zgjedhjet. Sipas banorti në taë zonë nuk do të ketë zgjedhje të korruptuara. Ata kërkojnë ndalimin e projektit ose në të kondërt do të bëjnë vetëgjyqësi.
Gjithashtu banori I cili mbajti fjalën ditën e sotme është shprehur se nëse qeveria kërkon dhunë prej tyre, dhunën do të gjejë si përgjigje.
“I bëjë thirrje vemjes së bashkisë që mbush me tollona nafte gjithë njerzit, që ne do I kapin një nga një të gjithë.
Kjo vemje që kërkon të marrë trofeun, nuk ja gjen shokun për mashtrues në të gjithë globin…
Ky që erdhi nga Mjafti për shoqëri të hapur. Ky që punëson qindra veta me profile false për të sulmuar Unazën e Re.
Këta nuk duan zgjidhje, këta duan përballje.
E shikoni sot që nuk ka provokatorë këtu sepse kur ka i fut Rilindja
Por nuk janë të gjithë policët të tillë, janë vetëm disa nga Komisariati nr 6.
Ku është Sajmir Tahiri që mori votat tona. Nuk ka kthim mbrapa, kjo punë ka marrë drejtim. Kush do të luftojnë me dhunë dhunë do të gjejë. Këtu do bëjmë votime të lira dhe të fshehta, dhe këtu ta harrojnë se mund të na blejnë. Do thotë ndonjëri po ça na duhet politika. Po ku është sot Saimir Tahiri? Sot Tahiri që bëri vota me drogë është përpara drejtësisë. Kë do kapim lekë do ia bëjmë gjyqin aty. Po deshën me dhunë le ta provojnë”- ka thënë banori.
(s.a/faxweb.al)
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/282871672599278/