Ish kryemistri Sali Berisha me anë të një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pasi punonjësit bashkiakë vendosën të heqin shtyllat e korentit dhe të ndërpresin energjinë e bizneseve në zonën e Astrit.
Berisha shkruan se “Edi Rama Lal Plehu kane ndryshuar projektin dhe kane rritur gjeresine e unazes nga 27m qe ishte projekti i miratuar ne 63 m, dhe trotuarin e njeres ane nga 11 ne 33 m per te afruar rrugen afer ndertimeve te trafikantve dhe narko qeveritareve.”
Postimi i plotë
Banditet e Lal Plehut heqin shtyllat e korentit dhe i nderpresin energjine biznesesve ne zonen e Astirit, Unaza e Re. Edi Rama Lal Plehu kane ndryshuar projektin dhe kane rritur gjeresine e unazes nga 27m qe ishte projekti i miratuar ne 63 m, dhe trotuarin e njeres ane nga 11 ne 33 m per te afruar rrugen afer ndertimeve te trafikantve dhe narko qeveritareve! sb
(M.Q/Faxweb)