Drejtori Ekzekutiv i televizionit Fax News, Enton Abilekaj, ka folur sot lidhur me situatën e krijuar para Kuvendit të Shqipërisë, ku banorët e “Astirit” protestuan kundër prishjes së banesave dhe bizneseve të tyre. Kjo protestë eskaloi në përdorim dhune si nga protestuesit në drejtim të policisë ashtu edhe e anasjelltas.
Abilekaj u shpreh se opozita ka për detyrë që të jetë në mbështetje të protestuesve pasi, nëse protesta udhëhiqet nga politikanë mund të shmanget dhuna dhe përplasja e policisë me protestuesit.
“Besoj që kjo është detyrë e opozitës. Dhe axhendë tjetër veç kësaj nuk ka pse të ketë opozita ndërkohë që po mbështet një të drejtë kushtetuese, një të drejtë elementare.
Prezenca e opozitës sot, tani që po zhvillohet protesta ishte vendimtare, sepse do të kishte dhunë mbi qytetarët, ishte vendimtare që u shmang një tjetër përsëritje e dhunës, me përmasa akoma më të mëdha se ajo që ndodhi në parlament. Gjithmonë kur ka pasur politikanë në krye të protestave nuk ka përshkallëzuar protesta. Ku ka pasur përplasje direkte mes popullit dhe policisë ka pasur dhunë. Një reagim i egër ndaj policisë nga qyetarët e çojnë protestën në një dhunë të pakontrollur. Prezenca e opozitës është pozitive dhe shmang dhunën ndaj qyetarëve të thejshtë. Rama kishte nxjerrë policinë në rrugë sonte dhe mund të kishte çuar në dhunë. Prezenca e Bashës tani përkrah protestuesve, shmangu dhunën.”- u shpreh Abilekaj.
(M.Q/Faxweb)