15:28 | 13/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e banorëve të Shkozës, Gjosha: Ishte e vështirë t’i shikoje, të ndalen prishjet e shtëpive nëse ka mbetur një fije arsye në këtë shtet të pashpirt

20:53 | 14/09/2017
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Gjosha i kundërpërgjigjet Bushatit: Pa merak i dashur Ditmir se Shqipëria do të shpëtojë njëherë e mirë nga korrupsioni dhe krimi

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, ka reaguar lidhur me protestën e banorëve të Shkozës të cilët u ngritën kundër prishjes së shtëpive në zonën ku po ndërtohet Unaza e Madhe në kryeqytet.

Gjosha shprehet se ishte e vështirë t’i shikojë sot banorët të cilëve po u prisheshin shtëpitë, ndërsa u bën thirrje autoriteteve ta ndalin këtë veprim.

“Ishte e vështirë të shikoje sot banorët e Shkozës që po ju prisheshin shtëpitë e tyre. Ishte e veshtirë të dëgjoje fjalët drithëruese të një fëmije të pafajshëm, i cili mes lotësh shpresonte se dikush do ta degjonte.

Janë këto pasojat e para të votës së 25 Qershorit, votë kjo që u mor mes shumë mashtrimesh por njëra prej tyre ishte pikërisht se banorëve ju premtua se nuk do t’ia prishnin shtëpitë që ishin gjaku dhe djersa e tyre! Por 25 Qershori kaloi shumë shpejt dhe meqënëse vota e tyre e kreu detyrën më së miri, ajo cka mbetet është vetëm keqtrajtimi, ushtrimi i pushtetit në një mënyrë të turpshme dhe mosmbajtja e fjalës!

I bëj thirrje autoriteteve që të ndalin prishjet dhe të arrihet sa më parë një marrëveshje mes banorëve që janë njerëz të thjeshtë dhe të varfër dhe institucioneve përkatëse. Cdo iniciativë që lehtëson sado pak dhimbjen e tyre sot ka vlerë, kuptohet nëse ka mbetur një fije arsye në këtë shtet të pashpirt!”, shprehet Gjosha.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë Erion Veliaj inaguroi unazën e re të Tiranës. Ndërsa sot dhjetëra qytetarë kanë protestuar kundër prishjes së shtëpive në zonën e Shkozës në kryeqytet për shkak të zgjerimit të rrugës, si pjesë e planit urbanistik të Tiranës.

Protestuesit kërkojnë një marrëveshje me Bashkinë, pasi kjo e fundit do ndërtojë një rrugë të re, por duke prekur 153 shtëpi. Ndërkohë pamje mjaft trishtuese u paraqitën sot gjatë protestës, kur policia nuk po kursente askënd nga protestuesit edhe pse një fëmijë i vogël po ulërinte: Mos ma merrni babin!

(D.D/Shuplaka)

Etiketa: Klajda Gjosha
Pas

ZGJIDHJA reagon ashpër pas dhunës së policisë në Shkozë: Krim shtetëror, banorët të dëmshpërblehen

Para

Përfundon ndeshja, Skënderbeu humbet 3-1 në ndeshjen debutuese në Europa League (VIDEO)

Para
Përfundon ndeshja, Skënderbeu humbet 3-1 në ndeshjen debutuese në Europa League (VIDEO)

Përfundon ndeshja, Skënderbeu humbet 3-1 në ndeshjen debutuese në Europa League (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Murtaja e dhenve, 263 bagëti të infektuara në Skrapar, karantinohen dy ferma

Netanyahu sfidoi Trump/ Presidenti i SHBA i kishte kërkuar të mos sulmonte Iranin

Sulmet izraelite, Irani konfirmon vrasjen e të paktën gjashtë shkencëtarëve bërthamorë

Frikë nga hakmarrja e Iranit, Izraeli mbyll ambasadat në të gjithë botën

Çmimet globale të naftës rriten ndjeshëm pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit

“Beci i pandehur nga SPAK”, Berisha: U përdor për vjedhje nga mazhoranca, tani e flakin

Strategjia e ‘këputjes së kokës’: Si Izraeli po eliminon figurat kyçe iraniane

Jazexhi: Shqipëria në shërbim të Izraelit, strehon muxhahedinët që sulmojnë Iranin

Shtyhet për të martën seanca për Erion Veliajn, ja cila është arsyeja

Olsi Jazexhi në Fax News: Lufta mes Izraelit dhe Iranit e paralajmëruar prej kohësh

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.