Drejtuesi i lartë i PD-së, Edi Paloka ka bërë një reagim në rrjetin social Facebook ditën e sotme për ndërhyrjen e forcave të policësisë kundër fermerëve të cilët protestuan në Lushnje.
Në status nuk ka folur vetëm për protestën e sotme por dhe për protestën e opozitës, duke vendosur kështu përballë kryeministrin, forcat e policisë por dhe oligarkët e tjerë.
Postimi i plotë:
Forcat speciale perballe popullit ;kjo i ka mbetur zombit kryeminister, kufomes qe vazhdon te zvarritet i pakallur. Forcat speciale perballe atyre qe kerkon t’ju prish shtepite e ti nxjerre ne rruge me gjithe femije , vetem per te futur disa miliona te tjere ne xhepin e tij dhe oligarkeve rreth tij. Forcat speciale perballe fermereve dhe prodhuesve te qumshtit , qe po ju heq buken e gojes per te ndare parate me oligarket qe importojne keto prodhime. Forcat speciale , gaz e helm , perballe qindramije shqiptareve qe kerkojne largimin e kesaj qeverie si e vetmja zgjidhje per rikthimin e besimit dhe normalitetit ne vend. Nderkohe shtojne bodyguarde, roje civile e police per tu mbrojtur nga qytetaret e vendit te tyre. Ngjeshen me antiplumb e rrethohen me tela me gjemba..Ne se keto jane menyrat qe ata shohin si zgjidhje nderkohe qe, jo pakenaqesia, por urrejtja e shqiptareve , ka arritur ne nivele shperthyese atehere po e cojne vendin aty ku askush nuk do te deshironte.
Sigurisht i pari qe do paguaj , eshte i cmenduri por pasojat do ti vuajme te gjithe, nga te dy krahet , ne se nuk e ndalim te cmendurin sa nuk kemi shkuar ne piken ku pendesa nuk ka me vlere…
Discussion about this post