14:46 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e fermerëve në Maliq, Klevis Balliu: Qytetarët kërkojnë të jetojnë me frytet e punës së tyre

14:00 | 22/07/2024
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta e fermerëve në Maliq, Klevis Balliu: Qytetarët kërkojnë të jetojnë me frytet e punës së tyre

Koordinatori për Tiranën në Partinë Demokratike, Klevis Balliu, në një konferencë për shtyp ka reaguar në lidhje me protestën e organizuar sot nga fermerët në Maliq.

Ai u shpreh se ndërkohë që qytetarët kërkojnë të jetojnë me frytet e punës së tyre, qeveria u kalb prodhimin ndërsa policia përfshihet në në përplasje verbale dhe fizike me fermerët.

DEKLARATA:
Të nderuar qytetarë
Pamjet që vinin sot nga protestat e fermerëve të Korçës ishin dy herë të dhimbshme.
Së pari qytetarët e këtij vendi, që duan të jetojnë me djersën e ballit dhe frytet e tokës dhe punës së tyre, dalin në rrugë për t’i thënë qeverisë se po ua kalb prodhimet, po ua shkel besën, po ua nëpërkëmb punën dhe po u shkurton jetën.
Së dyti, krerë të Policisë së Shtetit, në kapërcim të detyrës dhe autoritetit, përfshihen me zell, në përplasje verbale dhe fizike me fermerët, të cilët në të drejtën e ligjit dhe të Zotit ngrenë krye kundër padrejtësive.
Gjovalin Loka, drejtor i Policisë së Korçës, me gojë, me duar dhe këmbë u kundërvihej fermerëve korçarë, si dikur operativët e zonës së kohës së Enverit, kulakëve të fshatrave të kësaj treve punëtore dhe të mençur.
Loka nuk ka faj, sepse me ‘mësimet e Partisë loke’ është rritur dhe bërë polic, duke e nisur nga arma e pabesë dhe vrastare e Sigurimit të Shtetit.
Partia Demokratike i kujton Gjovalin Lokës dhe sigurimsave të mbledhur nga Taulant Balla dhe Edi Rama në radhët e policisë, se dita e llogaridhënies nuk është e largët.
Përfshirja e tij në mbrojtjen e bandave të partisë që vjedhin zgjedhjet, dora e tij e zgjatur mbi protestuesit e opozitës në Tiranë, banditizmi i tij i sotëm përballë fermerëve, janë në turpin e tij, por edhe në nderin e opozitës për të mos i falur.
Për dijeni të publikut, duam të theksojmë se Gjovalin Loka e ushtron detyrën në paligjshmëri.
Neni 38/g i ligjit nr 12/2018 të 5 marsit 2018, ua ndalon ish-punonjësve të Sigurimit detyrat shtetërore dhe në polici. Thirrja e tyre në uniformë është, jo vetëm e paligjshme, por edhe provokim.
Gjovalin Loka ka ndërruar uniforma, por jo zakon. Ai i sheh ata që dalin kundër Rilindjes si ‘armiq të partisë’.
Si ‘si armik të popullit’, si të paligjshëm në detyrë, dhe fuks të Sigurimit do ta trajtojmë edhe ne!
Publikut duam t’i kujtojmë standardin e dyfishtë të Lokës dhe kolegëve të tij në Policinë e narkoshtetit. Siç keni parë nga dosja ‘Metamorfoza’, dhe dhjetëra të tjera të shërbimeve të huaja të sigurisë, Loka dhe sivëllezërit e tij u bëjnë servis narko-trafikantëve.
Siç e shihni çdo ditë në rrugët e Shqipërisë, ata u hapin rrugë të fortëve me makina të shtrenjta. Krejt të kundërtën bëjnë me shqiptarët e thjeshtë, që dalin në rrugë me zetorë, për bukën e gojës, jo për pushimet në Maldive.
Turp, turp, turp!

Etiketa: klevis balliuMaliqprotesta
Pas

Izraeli urdhëron evakuimin e një zone humanitare në Gazë

Para

Aktivizohet sërish zjarri në zonën e Dropullit, flakët rrezikojnë t’u afrohen banesave

Para
Aktivizohet sërish zjarri në zonën e Dropullit, flakët rrezikojnë t’u afrohen banesave

Aktivizohet sërish zjarri në zonën e Dropullit, flakët rrezikojnë t’u afrohen banesave

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shkodër/ Asgjësohen 1233 bimë kanabisi, nis hetimi ndaj specialistit të pyjeve dhe rojës mjedisore

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite shtyn vizitën në Bregun perëndimor, pas ndërhyrjes së Izraelit

Tragjike në Gjermani! Avioni privat përplaset me një ndërtesë, dy persona humbin jetën

Zbulohen parcela me mijëra bime kanabis në Shkodër, policia i asgjëson përmes djegies! Procedohen specialisti i pyjeve dhe roja mjedisore

Hapet sezoni turistik në bregdetin e fierit, “Festa e Valëve” në Darëzezë mbledh dhjetëra pjesëmarrës

Gastronomi, kulturë dhe argëtim/ Rikthehet Festa e Midhjes në Ksamil

I dënuar në Itali për drogë, kapet në Kakavijë shqiptari

Siguria shëndetësore gjatë sezonit turistik, Koçiu: Kontrolle të vazhdueshme për kushtet higjieno-sanitare

Papa Leo XIV u drejtohet priftërinjve: Kisha është e plagosur, jini të besueshëm

Anëtarët e PD në KAS rrëzuan kërkesat e kandidatëve të opozitës, Berisha: Vepruan sipas ligjit, e ndalon kodi zgjedhor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.