Ndërkohë që fermerët të Myzeqesë janë duke zhvilluar protestë duke kundërshtuar paketën e re fiskale, ndërsa vetëm pak minuta më parë ka reaguar Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Kreu i qeverisë ka postuar një fotografi në rrjetet sociale ku i përgjigjet protestës së fermerëve teksa shkruan: “Mbështetje për fermerët +42 % krahasuar me 2021 ose e thënë ndryshe 7.1 miliardë mbështetje për fermerët dhe investime në zhvillimin rural.
Momentalisht në rotondon e Plugut fermerët e Myzeqesë kanë dalë në protestë duke kundërshtuar paketën e re fiskale për vendosjen e 10% të TVSH-së, për imputet bujqësore ndërkohe që çmimi i tyre është rritur nga kriza energjitike globale. Qeveria nuk ka parashikuar asnjë rritje subvencioni për fermerët ndërkoh qe ka hequr dhe 6% kompesim.