Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas lajmit të publikuar nga “Faxweb.al”, se fermerët e Vaut të Dejës dhe qytetarët e Shkodrës kanë dalë pasditen e sotme në protestë, kundër çmimit të lartë të karburantit.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri Rama shprehet se ata që po protestojnë në Shkodër, janë punonjësit e Bashkisë së Lezhës.
“Interesant?Punonjësit e bashkisë Lezhë protestojnë si fermerë,të bashkisë Shkodër si shoferë dhe të bashkisë Kavajë si francezë?Studentët s’duhet të dialogojnë,po duhen mbajtur peng me çdo kusht që të përdoren si qendër graviteti e revolucionit të Lulit&Monikës?Jo politikë??”, – shkruan Rama.
(B.B/ Faxweb.al)