Sot në orën 11:00 në rotondon e Plugut fermerët e Myzeqesë do të dalin në protestë duke kundërshtuar paketën e re fiskale për vendosjen e 10% të TVSH-së, për imputet bujqësore ndërkohe që çmimi i tyre është rritur nga kriza energjitike globale.
Policia ka zbarkuar në terren me forca të shumta duke blinduar zonën, ndërsa burimeve të “Fax News” bëjnë me dije se janë rreth 100 forca të policisë së shtetit dhe FNSH-së që zbarkojnë në hyrje të autostradës Lushnje – Tiranë.
Qeveria nuk ka parashikuar asnjë rritje subvencioni për fermerët ndërkoh qe ka hequr dhe 6% kompesim. Në këto kushte fermerët së bashku me grumbulluesit kanë dërguar një pakete propozimesh, por deri tani nuk ka përgjigje. Në këtë protestë kanë dalë fermerë të shumtë të zonave: Lushnje, Fier, Berat, Divjake.