42 persona janë arrestuar nga ana e policisë pas protestës së zhvilluar dje nga ana e opozitës.
Ndërkohë që burime nga policia bëjnë me dije se ka pasur dhe një numër shumë të madh të personave të shoqëruar.
Mes personave të shoqëruar është dhe banori i Unazës së Re, Ilir Katiraj, i cili pak kohë më parë u lirua nga masa e arrestit me burg.
Kujtojmë se gjatë protestës së djeshme që zgjati për tre orë te kryeministria dhe te Kuvendi 10 efektivë edhe 3 protestues mbetën të plagosur, kryesisht nga shpërthimi i mjeteve piroteknike.
Opozita ka shpallur dhe datën e ardhshme të protestën e cila do të mbahet në datën 8 Prill, duke nisur nga ora 19:00.
Ndërkohë që kryedemokrati Lulzim Basha është nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm drejt Gjermanisë, ku do të zhvillojë disa takime, që do të jenë jo pak përcaktuese për vijimin e aksionit qeveritar.
(E.K/Faxweb.al)