14:17 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e opozitës, arrestohet një person, procedohen penalisht 8 të tjerë

20:45 | 03/04/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta e opozitës, arrestohet një person, procedohen penalisht 8 të tjerë

Protesta e sotme e opozitës para Parlamentit është shoqëruar me tensione dhe përplasje midis protestuesve dhe policisë. Nuk kanë munguar as konfrontimet dhe keqkuptimet midis vetë protestuesve pasi kishte dyshime se midis tyre kishte edhe policë të infiltruar.

Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar një person i cili akuzohet për “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ai është 29-vjeçari, Olsi Albarjami i cili sipas policisë “gjatë protestës ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të Policisë në detyrë, veprime të dokumentuara me pamje filmike. Më pas ai është goditur nga protestues të tjerë me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë”.

Ndërkohë policia ka proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasi G.B., 33 vjeç.

Në deklaratën e policisë shkruhet se veprimet e Albarjamit janë publikuar në rrjetin social facebook ish- kryeministri Sali Berisha duke e etiketuar si punonjës policie.

Ndërkohë mësohet se janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 8 protestues të tjerë si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas.

Deklarata e plotë e policisë:

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në lidhje me protestën e zhvilluar në datën 03.04.2019, para Parlamentit të Shqipërisë, në përfundim të veprimeve të kryera dhe pas këqyrjes së pamjeve filmike bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Olsi Albarjami, 29 vjeç, nga Elbasani, për kryerjen e veprave penale, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ky shtetas gjatë protestës ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të Policisë në detyrë, veprime të dokumentuara me pamje filmike. Më pas ai është goditur nga protestues të tjerë me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë.

Veprimet e këtij shtetasi i ka publikuar në rrjetin social facebook shtetasi Sali Berisha duke e etiketuar si punonjës policie.

Është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale të “ Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, shtetasi G.B., 33 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.

Gjithashtu në lidhje me protestën e sotme janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 7 shtetas të tjerë për veprat penale të “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për ndalimin e tyre edhe 4 shtetas të tjerë për veprat penale të “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Olsi AlbarjamiPROCEDOHEN 8 PERSONAprotesta e opozites
Pas

Votoi sot pro qeverisë, Aurora Mara: Përfaqësoj opozitën e re jo LSI-në, e respektoj Monikën dhe Metën

Para

Situata alarmante nga zjarret, dhjetra hektarë pyje nën flakë në Fier. Arrestohen 7 persona

Para
Flakët përfshijnë 7 hektarë pyje në Mirditë, dyshohet i qëllimshëm (Foto)

Situata alarmante nga zjarret, dhjetra hektarë pyje nën flakë në Fier. Arrestohen 7 persona

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD që shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Xi Jinping dhe Putin diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme

Të paktën 240 të plagosur nga sulmet iraniane në Izrael

Turqia rrit gatishmërinë ushtarake, forcon sigurinë në kufirin me Iranin

Arrestohet në Rinas 25-vjeçari në kërkim nga Kosova, tentoi të hynte me dokumente false

Ilir Meta për Fax News: Shqipëria nuk është më shtet, por territor i kontrolluar nga “Rilindja”

Porti i Durrësit/Policia Kufitare arreston një 25-vjeçar të kërkuar në Kosovë për vepra penale

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë aktivitetin pa u shqetësuar, PD nuk njeh farsën elektorale

Berisha denoncon: Deputeti Arkend Balla punësohet në kompaninë e kartelit të Troplinëve

Avokati Kujtim Cakrani për Fax News: Ilir Meta ka 6 vite nën hetim nga SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.