Deputeti i Partisë Demokratike Asllan Dogjani, në një intervistë për Fax News, me gazetaren Sedjana Huna, teksa merrte pjesë në protestën e PD, u u shpreh se qytetarët kanë 12 vite që nëpërkëmben, që varfërohen e dhunohen. Më tej Dogjani tha se protesta është një mundësi për të treguar të gjitha pakënaqësitë ndaj kësaj keq qeverisjeje.
“E rëndësishme është që në protesë ka një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, sapo takova nga Gjirokastra, Përmeti, Vlora, Shkodra, nga Tirana, nga e gjithë Shqipëria kanë ardhur për të protestuar sepse qytetarët kanë 12 vjet që po nëpërkëmben, janë varfëruar, janë dhunuar, janë dënuar me ligjin që ka bërë kjo qeveri për të penalizuar gjithë Shqiptarët. Në 12 vjet njerëzit kanë ikur për shkak të kësaj keq qeverisje dhe e shohin protestën në radhë të parë si një mundësi për të treguar që ne jemi shumica dhe në radhë të dytë për të shprehur jo urrejtjen, por pakënaqësinë ndaj kësaj keq qeverisjeje. Janë larguar 1.5 milion shqiptarë dhe sot shoh një pjesëmarrje të jashtëzakonshme” u shpreh Dogjani.
Për më teper ndiqni intervistën:
Discussion about this post