Deputeti Gazment Bardhi ka reaguar mbrëmjen e sotme pas protestës së madhe të opozitës.
Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Bardhi vlerësoi kurajon e popullit që iu bashkangjit protestës, duke e konsideruar si pasurinë më të madhe që ka Shqipëria.
“Sot, ne vërtetë jemi në opozitë. Vërtetë kemi kaluar momente të vështira, ndonjëherë jo të denja për të qenë në lartësinë tuaj, të dashur demokratë dhe qytetarë! Por ne sot kemi me vete pasurinë më të madhe që mund të ketë një forcë politike opozitare: ne kemi me vete kurajon tuaj! Kemi dinjitetin tuaj! Kemi dëshirën tuaj për të luftuar dhe vullnetin tuaj për të fituar!
Ju të gjithë ketu jeni pasuria më e madhe që ka Shqipëria! Bashkimi ynë i sotëm na jep kurajo për të përmirësuar veten, për të forcuar opozitën, për t’u bërë forca udhëheqëse e vendit me besimin e shumicës absolute të shqiptarëve,”- u shpreh ai.
Discussion about this post