Kreu i Partisë Demokratike i është bashkuar protestës së opozitës pak minuta më parë. Në fjalën e tij drejtuar turmës Basha teksa e ka cilësuar 30 Qershorin si një referendum për Partinë Socialiste, duke u shprehur se kjo ditë është triumfi i të vërtetës mbi propagandën e qeverisë.
Ndërsa shprehet se 85% e shqiptarëve e braktisën Ramën në 30 Qershor, kryedemokrati ka shprehur mirënjohje duke falenderuar gjithë ateatët e tij të opozitës dhe mbështetësit e Partisë Demokratike në shesh dhe premtuar atyre fitore ndaj asaj të cilën lideri i opozitës e cilëson si qeverisje të krimit.
Pjesë nga fjala e Bashës:
“Jemi triumfi i shpresës dhe dëshpërimit, triunfi i popullit mbi regjimit. Një jave më parë në 30 Qershor refuzuam krimin dhe ndërshkuam korrupsionin.
30 Qershori referendum kundër të keqes. Rama ik! 30 Qershori është një monument i mrekullushëm i historisë dhe i qytetarisë. Rama ik! 30 qershori ishte dita e popullit ku shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës.
Edi Rama vodhi votat por nuk mundi të fsheh dotë braktisjen dhe refuzimin e një populli. 85% e shqiptarëve refuzuan krimin, braktisën Edi Ramën. 30 qershori ka qenë triumfi i të vërtetës mbi propagandën, triumfi i të vërtetës mbi përcarjen.
Regjimi kriminal i Edi Ramës u krijua për të ndjell frikë në zemrat e shqiptarëve, për t’i trembur për të ndjell frikë që të mos jenë më bashkë sepse kështu ai ruan pushtetin dhe paratë që ka vjedhur.
Populli i bashkuar është fundi i autokratëve të korruptuar. Ne bashkë i themi ndal qeverisë më të korruptuar të Europës. Shqipëria është e njerzëve, qeverisja është e popullit. Rama ik! E duam Shqipërinë si gjithë Evropa.
Vëllezër dhe motra unë ju jam mirënjohës ju që jeni në shesh. Të gjithë juve që e refuzuat regjimin e Edi Ramës. Faleminderit që nuk u lodhët që nuk u dorëzuat.
Bashë ja kemi dalë, bashkë do të rrëzojmë këtë qeverisje antikombëtare. Kurajua juaj na ka bërë më të forte, më të vendosur. Faleminderit opozitës së bashkuar, unë i jam mirënjohës secilit prej jush. Bashkë jemi një uragan politik i pandalshëm.
Faleminderit të gjithë mbështetësve të PD-së, respekt pafund për të gjithë ju. Kundër krimit bashkë, fitore bashkë. Bashkë jemi një uragan politik! Nga ky shesh dua t’u drejtohem socialistëve të ndershëm kudo në Shqipëri: Ju nuk jeni hajna, ju nuk jeni kriminelë. Mos e lini partinë tuaj në duart e krimit, në duar te hajnave, në duart e injorantëve! Është përgjegjësia juaj ndaj vetes, por edhe ndaj Shqipërisë! Braktiseni Edi Ramën! Izolojeni Edi Ramën! Shpëtoni partinë tuaj dhe nderin tuaj, të marrë peng nga krimi, oligarkët dhe të fortët e rrugës.”