Protesta e opozitës, e cila nisi në orën 18:00 të pasditës së djeshme është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.
Njëra prej tyre është edhe “Daily mail” e cila e ka pasqyruar hap pas hapi këtë protestë.
Përveç asaj çfarë ndodhi në tubimet e djeshme, prestigjiozja trajton edhe klimën politike në vend, kusghtet e opozitës ndaj qeverisë, zgjedhjet lokale si dhe hapjen e nugociatave.
Partitë opozitare shqiptare u mblodhën të shtunën në Tiranë, duke bërë thirrje që qeveria socialiste të japë dorëheqjen dhe që vendi të mbajë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Disa protestues u përpoqën të sulmonin ndërtesën e parlamentit, por policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe me hedhje uji.
Mijëra mbështetës të opozitës nga mbarë vendi dolën në Bulevradin “Dëshmorët e Kombit”, me postera dhe sllogane antiqeveritare në duar, duke hedhur fishekzjarre dhe lëndë të tjera piroteknike ndaj policisë.
Protestuesit thyen kordonin e policisë në hyrjen kryesore të Kryeministrisë, por nuk u përpoqën të hapnin dyert e saj. Policia nuk e përdori gazin lotsjellës në Kryeministri, por e përdori atë kur demonstruesit u përpoqën të sulmonin Parlamentin.
Demonstruesit qëndruan më shumë se dy orë para Parlamentit duke hedhur vazhdimisht objekte dhe fishekzjarre. Një makine që ishte parkuar afër Parlamentit, iu vu zjarri. Policia u bëri thirrje protestuesve të qëndrojnë të qetë, por më pas nisën hedhjen e gazit lotsjellës.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj denoncoi sulmet ndaj policisë, duke thënë se pesë policë u plagosën. Disa demonstrues dhe disa gazetarë u prekën gjithashtu nga gaz lotsjellës.
Opozita e drejtuar nga Partia Demokratike akuzon qeverinë e Partisë Socialiste të Kryeministrit Edi Rama, se janë të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar, të cilin qeveria e mohon.
Kreu i Demokratëve, Lulzim Basha, bëri thirrje për një kabinet tranzitor pa Ramën kryeministër, në mënyrë që të mbahen zgjedhje të reja.
“Shkon përtej nevojës urgjente një rotacion i menjëhershëm politik”,– tha Basha.
Ai u bëri thirrje mbështetësve të vazhdojnë protestat e përditshme.
Ndërsa Rama, i cili është në një udhëtim jashtë vendit, shprehu keqardhje për sulmet ndaj policisë, duke reaguar në faqen e tij në Twitter, ku shkruante se policia:
“Duhet të përballet me tejkalimet fizike të një politike të dëshpëruar”.
Në protesta që nga mesi i shkurtit, mbështetësit e opozitës janë përpjekur vazhdimisht të hyjnë në ndërtesat e parlamentit ose të Kryeministrisë dhe policia është përgjigjur me gaz lotsjellës dhe me hedhjen e ujit.
Protesta e mbrëmjes së djeshme u mbyll pas më shumë se 4 orësh në sheshin para Kryeministrisë dhe atë para Parlamentit.
Ligjvënësit e opozitës kanë hequr dorë nga vendet e tyre në parlament. Ndonëse disa vende të lira janë marrë nga kandidatët e tjerë të opozitës, socialistët drejtues kanë 74 vende në parlamentin me 140 vende.
Në qershor, Shqipëria pret një përgjigje nga Bashkimi Europian nëse do të fillojnë bisedimet e anëtarësimit të plotë dhe të mbajnë zgjedhjet bashkiake.