Gazetari Mentor Kikia ka deklaruar mbrëmjen e kaluar se protestat e opozitës në vazhdim do të jenë edhe më të dhunshme duke argumentuar se kësaj të fundit nuk I ka mbetur asnjë mjet tjetër. Kikia deklraoi në “Opinion” ai se këto që kanë ndodhur deri më tani janë sipas tij prova gjenerale për opozitën.
“Opozita nuk ka asnjë mjet tjetër, veç protestës dhe dhunës. Monika Kryemadhi tha do t’ju duket lule ’97. PD nuk ka asnjë rrugë tjetër, Edi Rama me shëtitje nuk ikën. Cila është rruga, mjeti që do përdor opozita? Dhuna more zotëri dhuna! Ato akte nuk ishin akte të veçuara, ka njeri që i beson se ato ishin akte individuale? PD duhet ta pranojë, palët kanë dalë në ring tani. Këto që kanë ndodhur janë prova gjenerale për opozitën”, tha ai.
Ndërkohë më herët ish deputeti Enkelejd Alibeaj tha se nuk do të ketë asnjë negociatë me Ramën, ndërsa e ka cilësuar kryeministrin “terrorist”.
“Nuk ka pazar, nuk ka dialog me terroristët. Ajo se çfarë ka bërë ai është e ditur. Ne i kemi bërë të ditura kërkesat tona”, theksoi Alibeaj
(F.GJ/FAXWEB.AL)