Protesta e opozitës shqiptare përpara Kuvendit që po mbahet ditën e sotme po raportohet gjerësisht dhe nga mediat ndërkombëtare.
Ata po pasqyrojnë situatën e tensionuar nga protestat në Tiranë dhe kanë bërë dhe një raportim për situatën politike në Shqipëri.
Agjensia e lajmeve Ansa ka shkruar se opozita po zhvillon protestën përballë Kuvendit.Raportojnë se situata është e tensionuar dhe që qytetarët po tentojnë shumë herë të kalojnë kordonin e Policisë.
Washington Post dhe New York Times kanë shkruar gjithashtu për protestën dhe për zgjedhjet e reja parlamentare që opozita kërkon që të zhvillohen.
Po ashtu Zëri i Amerikës po e ndjek live protestën në rrjetin e saj social Facebook.
Discussion about this post