20:27 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e opozitës, jehonë në mediet ndërkombëtare. Ja çfarë shkruan gazeta më e madhe në botë

22:00 | 16/02/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta e opozitës, jehonë në mediet ndërkombëtare. Ja çfarë shkruan gazeta më e madhe në botë

“Mijëra mbështetës të opozitës shqiptare u përleshën me policinë në një tubim anti-qeveritar të shtunën, duke bërë thirrje për dorëheqjen e asaj që ata e përshkruajnë si një kabinet të korruptuar dhe joefikas si dhe për zgjedhje të parakohshme”. Kështu nis një shkrim i prestigjiozes “New York Times” që u referohet të dhënave të “Associated Press”.

“Mbështetësit e Partisë Demokratike të qendrës së djathtë thyen kordonët e policisë ndërsa përpiqeshin të hynin në ndërtesën e Kryeministrit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Protestuesit hodhën bomba me benzinë, fishekzjarrë dhe objekte të tjera si dhe u përpoqën të shkatërronin skelat që mbronin derën kryesore, të cilën ata e thyen. Por nuk mundën dot të hynin brenda.

Një oficer i policisë bëri thirrje për qetësi, pasi disa protestues u përpoqën të çmontonin një figurë arti. Policia ofroi pak rezistencë. Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë si dhe thirri përmes altoparlantëve për të shpërndarë protestuesit. Demonstruesit e prekur nga gazi lotsjellës janë marrë në ambulanca dhe makina.

Në një intervistë me “The Associated Press” para tubimit, kreu i demokratëve, Lulzim Basha, tha se protestuesit donin dorëheqjen e qeverisë, një kabinet të përkohshëm dhe zgjedhje të parakohshme “me qëllim rivendosjen e demokracisë nëpërmjet një Parlamenti që zgjidhet nga vullneti e njerëzve dhe jo paratë apo kërcënimet e kriminelëve “.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe institucionet ndërkombëtare i kishin bërë thirrje opozitës që të zhvillojë një tubim paqësor. Shqipëria shpreson të hyjë në negociata të plota të anëtarësimit në Bashkimin Evropian këtë vit. Luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten prioritetet kryesore të vendit” – shkruhet në NYT

Pas

Deputetët e PD-së përplasen me Policinë. Çfarë po ndodh në Polici (VIDEO)

Para

“I gjetëm duke u zhgërryer si derra në uiski”, Flamur Noka tregon pse u përplasën me Policinë (VIDEO)

Para
“I gjetëm duke u zhgërryer si derra në uiski”, Flamur Noka tregon pse u përplasën me Policinë (VIDEO)

"I gjetëm duke u zhgërryer si derra në uiski", Flamur Noka tregon pse u përplasën me Policinë (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Hamasi refuzon të dorëzojë armët: Vetëm nëse formohet një shtet i pavarur palestinez

Trump sërish fajëson Bidenin: Lufta në Ukrainë është e tij, nuk është e imja

Tragjedi në Siçili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

“Lëreni Gazën të jetojë”-Shpërthejnë protesta pro-Palestinës në New York

Skandal korrupsioni në prokurimin e dronëve në Ukrainë, përfshihen deputetë, zyrtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare

Dron i dyshuar bjellorus në Lituani, vendi në gatishmëri

Japoni, ariu sulmon një grua jashtë një qendre për persona me aftësi të kufizuara

Broja gati për transferimin te Burnley, përmirësim page në skuadrën e re

Aksident në Korçë, mjeti përfundon i përmbysur jashtë rrugës! Plagoset drejtuesi

Italia nis hetimet për futjen e inteligjencës artificiale në WhatsApp

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.