Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është drejtuar selisë blu menjëherë pas përfundimit të protestës së opozitës, ku ka zhvilluar për disa minuta një takim urgjent me kryedemokratin Basha.
Nuk dihet dihen ende detajet e sakta rreth takimit të dy aleatëve opozitar, ndërsa burime bëjnë me dije se në takim është diskutuar për mënyrën se si pritet të vijoi aksioni opozitar.
Në përfundim Kryemadhi nuk ka pranuar të prenoncohet për mediat për të dhënë më tepër detaje, ndërkohë më herët ajo është shprehur se opozita nuk mund të ulet për bisedime në tavolinë, pa u dënuar më parë autorët e dosjeve 184 dhe 339.
Po ashtu, edhe kryedemokrati Basha gjatë fjalës së tij përballë turmës, duke shprehur mirënjohje dhe falenderuar aleatët e mbështetësit e opozitës për suportin gjatë gjithë këtyre muajve, ka paralajmëruar se aksioni opozitar do të vijoi.