Megjithese nuk ka dashur te perfshije politiken e brendeshme ne nje takim nderkombetar, kryeministri Rama nuk ka shpetuar dot nga pyetjet e gazetarve lidhur me zhvillimet e fundit ne vend. I pyetur per protesten e opozites ne Parlamentin Europian, Rama me ironi ka deklaruar se “duhen dy për një tango, nëse nuk janë dy, kemi muzikën e BE-së”.
“Duhen dy për një tango, nëse nuk ka një dyshe për një tango atëherë ka vetëm një muzikë, është muzika e BE, dhe muzika e BE është e shkruar në mijëra partitura, detyra konkrete, me afate konkrete me monitorim shumë të imtësishëm, patjetër me rezultate konkrete, do të ishte shumë mirë që në aspektin që do të ndodhte do të ishte e dëshirueshme, nga ana tjetër s mundtë qëndrojmë në këtë diktaturë, por të vijojmë të bëjmë detyrat”, tha Rama gjate konferences me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen.