Për më pak se një orë opozita pritet të nis protestën e saj në 5 akse kryesore të vendit. Ndërkohë që policia ka shprehur gjithë gadishmërinë e saj në marrjen e masave dhe mbarëvajtjen e kësaj proteste.
Forcave të Rendit pritet t’i bashkohen edhe disa ekspertë të huaj si dhe përfaqësues nga ‘’Avokati i popullit.
Totozani, ka urdhëruar grupin e ekspertëve të Seksionit të Veçantë në institucion, që të monitorojnë nga afër protestën e opozitës, e paralajmëruar për ditën e sotme.
Ekspertët e Avokatit të Popullit do të qëndrojnë në të gjitha pikat hyrëse në kryeqytet, që nga sheshi “Shqiponja”, “Pallati me shigjeta”, si dhe në “Rrugën e Elbasanit”.
Pjesë e detyrave kushtetuese të Avokatit të Popullit është edhe monitorimi i respektimit të së drejtës së protestës nga qytetarët e Republikës së Shqipërisë. (E.K/SHUPLAKA)