Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar pas protestës së organizuar nga opozita ditën e sotme ku kërkonte dorëheqjen e tij.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Xhafaj vlerëson shërbimet e policisë së shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës.
“Vlerësim i veçantë e respekt për gjithë shërbimet e Policisë së Shtetit të angazhuar në sigurinë e mbarëvajtjen në tërësi të tubimit të opozitës. Profesionalizmi dhe qetësia në përmbushjen e detyrave të ngarkuara në këtë rast: shenjë e respektit për ligjin dhe interesin qytetar.”
(M.Q/Faxweb)