11:59 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e opozitës/ Policia “blindon” bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, 1200 forca në terren, në gatishmëri RENEA dhe Garda

13:55 | 08/02/2025
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta e opozitës/ Policia “blindon” bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, 1200 forca në terren, në gatishmëri RENEA dhe Garda

Protesta e planifikuar nga opozita për orën 17:00 ka vënë në lëvizje Policinë e Shtetit, e cila ka marrë masa të rrepta sigurie për të menaxhuar çdo situatë të mundshme. Sipas burimeve policore, mbi 1,200 efektivë të rendit, përfshirë forcat speciale FNSH, njësinë “Shqiponjat” dhe forcat RENEA, do të jenë të pranishme në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Përveç Policisë së Shtetit, edhe Garda e Republikës është vënë në gatishmëri të plotë për mbrojtjen e institucioneve shtetërore. Efektivët e dislokuar në protestë do të jenë të pajisur me maska kundragaz, ndërsa janë përgatitur edhe pesë autobotë me ujë për ndërhyrje në rast të ndonjë incidenti.
Si në çdo protestë të mëparshme, perimetri rreth Kryeministrisë do të ruhet nga një kordon policor, ndërsa dyert e godinës janë të blinduara me veshje metalike për të parandaluar çdo tentativë të hyrjes me forcë. Gjithashtu, përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” janë instaluar kamera me rezolucion të lartë për monitorimin e situatës në kohë reale.

Në terren do të jenë të pranishëm edhe agjentë civilë, të cilët do të mbikëqyrin zhvillimin e protestës dhe do të raportojnë në kohë çdo zhvillim të rëndësishëm.
Ndërkohë, një ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka mbledhur drejtuesit e strukturave të rendit dhe sigurisë, si dhe shefat e komisariateve të Tiranës, për të diskutuar strategjinë e menaxhimit të protestës. Ai ka dhënë udhëzime të qarta që efektivët të veprojnë me përmbajtje, të shmangin çdo provokim dhe të ndërhyjnë vetëm në raste të domosdoshme për të garantuar rendin publik.
Policia mbetet në gatishmëri të plotë, ndërsa vijon koordinimi mes strukturave të sigurisë për të siguruar një protestë pa incidente dhe për të garantuar mbarëvajtjen e tubimit.

Pas

Operacioni ‘Unknown’: Arrestohet 32-vjeçari që bashkë me të arrestuarin tjetër mashtruan një biznesmen për 6000 euro

Para

Protesta e opozitës/ Meta thirrje nga qelia për pjesëmarrje në tubim: E gjithë Shqipëria do të jetë sot në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi

Para
Protesta e opozitës/ Meta thirrje nga qelia për pjesëmarrje në tubim: E gjithë Shqipëria do të jetë sot në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi

Protesta e opozitës/ Meta thirrje nga qelia për pjesëmarrje në tubim: E gjithë Shqipëria do të jetë sot në këmbë deri në largimin përfundimtar të këtij regjimi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Pas sherrit qëlloi me pushkë drejt shtëpisë së komshiut, arrestohet një 18-vjeçar në Krujë

Delvinë, deputetja e PD Ina Zhupa: Të dëmshpërblehen në mënyrë të plotë dhe të shpejtë banorët e dëmtuar nga zjarret

“The Sun”: Vizitoni plazhet mahnitëse përgjatë Rivierës Shqiptare

Nisin regjistrimet në arsimin profesional, Denaj: Drejtimi bujqësor siguron punësim të sigurt

Rruga e Dukagjinit, Rama: Kompletohet rrjeti rrugor i Alpeve në funksion të zhvillimit të turizmit

Vijon fluksi i lartë i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë Thanës, radhë mjetesh nga Maqedonia në pritje për të kaluar doganën

Apeli i Ambasadës së SHBA në Tiranë për qytetarët: Përdore vizën korrekt, respekto kushtet dhe afatin e qëndrimit

Bulqizë, qarkullonte me armë zjarri, arrestohet 20-vjeçari. Sekuestrohet mjeti dhe 10 fishekët

Hyn në fuqi ligji për bashkëpronësinë në pallate, masa dhe gjoba për shkelësit! Ja rregullat e reja për çdo banor

SHBA, Ghislaine Maxwell transferohet në një kamp burgu me siguri minimale në Teksas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.