04:49 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Protesta e opozitës, policia merr masa: Ja akset rrugore që do të bllokohen

19:07 | 17/12/2017
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Protesta e opozitës, policia merr masa: Ja akset rrugore që do të bllokohen

Nesër në orën 09:30 do të nisë protesta e opozitës.

Si pasojë policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e situatës.

Burime zyrtare nga Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës  shprehen për Fax News se duke filluar që nga ora 22:00 e mbrëmjes së sotme disa rrugë do të jenë të bllokuara.

Protesta organizohet nga PD-LSI dhe ka si synim kundërshtimin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm me votat e shumicës.

 

Njoftim i policisë

Në kuadër të zhvillimit të protestës të subjektit të Partisë Demokratike, më datë 18 Dhjetor 2017, ora 09.00 -13.00, para Parlamentit, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, ju bënë me dije se:

Duke filluar që më datë 17.12.2017, në orën 22:00 dhe deri në përfundimin e protestës ditën e nesërme nuk do lejohet lëvizja e mjeteve në rrugët e mëposhtme:

Rruga “Xhorxh Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi “Sulejman Pasha”

Spostimi te rruga “Xhorxh Bush” dhe rrugicat që kufizohen me të do filloj nga ora 22:00 e datës 17.12.2017.

Nesër nga ora 07:00 deri në përfundim të protestës në hyrjet e qytetit dhe brenda unazës se mesme nuk do lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë të cilat do devijojnë në Unazën e madhe dhe rrugë të tjera alternative.

Do ketë devijim të trafikut në shumë akse rrugore.

Mjetet e transportit të ardhur nga rrethet  nuk do lejohen në brendësi të qytetit dhe do te parkohen:

  • Tek Terminali në rrugën e “Elbasanit”
  • Sheshi “Shqiponja”, rruga “Teodor Keko”.
  • Në hyrje të Kombinatit deri tek varrezat e Kombinatit.

Gjithashtu do te ndalohet futja e mjeteve tek Ura e “Paskuqanit” dhe ura e “Babrroi”.

I sugjerojmë qytetarëve të largojnë mjetet e tyre në rrugët e sipërcituara duke  lehtësuar së tepërmi punën e policisë.

Në të kundërt mjetet do spostohen me mjete ngritëse.

Gjithashtu luten qytetarët që të shmangin përdorimin e panevojshëm të automjetit ditën e neserme si dhe segmentet që të lidhin me qendren e qytetit dhe rrugen e Elbasanit për shkak te devijimeve dhe kufizimeve që do fillojnë nga ora 08:00 e mengjesit deri në përfundim të protestes.

(F.M/Faxweb)

 

Etiketa: masaopozitepoliciprotesterruge
Pas

Dhunohet seksualisht dhe vritet në Liban diplomatja britanike (EMRI)

Para

Denoncimi/ “Shefi i policisë dekonspoiroi kapjen e Balilit”

Para
Denoncimi/ “Shefi i policisë dekonspoiroi kapjen e Balilit”

Denoncimi/ “Shefi i policisë dekonspoiroi kapjen e Balilit”

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mesazh i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, drejtuar Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë

AKU zbardh analizat për rastin e helmimit në Gramsh dhe paralajmëron dezinformatorët

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Barcelona pezullon marrëveshjen e miqësisë me Tel Avivin për shkak të situatës në Gaza

Tjetër mesazh i koduar i ambasadës së SHBA: Minimi i zgjedhjeve kërcënon…

FOTO/ Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, shfaqet në konferencë me Trump! Presidenti amerikan i dhuron “çelësin e artë”

Masat ndëshkuese të BE, për dy vite Kosovës i pezullohen mbi 613 milionë euro

EMRI/ Të shtëna në Durrës, plagoset një person

Alarm për bombë tek Hotel Plaza/Rezulton lajm i rremë

Elbasan/ Dy 14-vjeçarë ngacmojnë seksualisht një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.