Pas përfundimit të protestës së opozitës ditën e djeshme në Tiranës, policia ka nisur shoqërimin e personave të ndryshëm të cilët ishin pjesë e protestës. Kështu, nje prej tyre për të cilin forcat e policisë po interesohen për të shoqëruar është shefi i policise bashkiake në Shkodër, Anton Hasanpapaj.
Policia ka kryer kontrolle në banesat e disa shtetasve dhe ka shoqëruar në polici 20 persona, duke e çuar numrin e të shoqëruarve në 40, pas shoqërimeve të kryera dje. Policia ka kryer shoqërime në disa qytet të vendit.
Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme policia arrestoi Florenc Hoxhën, ish drejtor i Policisë Bashkiake..
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post